Politikanët përballen edhe me statuse

Postuar në 11 Maj, 2014 12:34

Rrjetet sociale kanë qenë tribuna kryesore ku politikanët kanë shprehur opinionet e tyre për ngjarjen e Divjakës. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook sqaron se partnerët ndërkombëtare janë të impresionuar nga lufta e qeverisë kundër drogës. Rama i është referuar edhe një miku të huaj, sipas të cilit vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që policia të sulmohet pas një aksioni të suksesshëm si ai i një ditë më parë.

Në të njëjtën frymë, një nga deputetët më aktivë në rrjetet sociale Erion Braçe, ka theksuar se kapja e drogës është një sukses i policisë dhe qeverisë shqiptare. Sipas tij në kohen kur qeverisnin të djathtët avionët me drogë as nuk ndaloheshin. Por nga ana tjetër qëndrimet e opozitës në rrjetet sociale kanë qene të ashpra.

Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, ka kërkuar largimin e qeverisë Rama. Në një postim në Facebook, Topalli deklaron se opozita duhet të kërkojë seancë urgjente dhe të kërkojë mocion mosbesimi për qeverinë.

/Vizion Plus/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Thuaji Rames, apo kujt ia shkruan mesazhet ne Twitter qe te mesoje te shkruaj: s-ja mohuese shkruhet me apostrof. Edhe pas dy pikave, nuk fillohet me te madhe. Keto rregulla i mbaj mend nga klasa e 8-fillore.&nbsp;</p>

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Ore, Rama sikur premtoi se do punësonte kontrollorë drejtshkrimi në çdo ministri, medemek për të ngritur standartin e komunikimit institucional!? Siç duket, ose s&#39;e ka mbajt fjalën ose s&#39;përfshihet kryeministria tek ministritë.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ahhahahahaha e vertete, e kisha harruar kete gje.&nbsp;</p>

Submitted by Ana (not verified) on

Shko o Topalli, futi nje dore palle ariu se kete keni bere der vjet e na lini rehat ne te tjereve... Per mos te thene futi nje dore palle ariu ne burg, po nejse, heret akoma!

Submitted by Danoçi (not verified) on

O kryminister, pse na i fshin komentet aty ne Facebook?
Ma sqaro ke quan partner, qe demek qenkan indinjuar nga opozita??? Mos ke gje baron droge si partner apo pijedashes se opozita eshte institucion sado e keqe te jete! Ti nuk njeh themelet e demokracise perderisa citon "partneret"! Ne burg per deficentizem do shkosh mbaje mend...

Submitted by Danoçi (not verified) on

I kane thene qe duket me popullor kur shkruan si analfabet! I di Shqiptaret si perkthyeset qe i ka dergu LSI-ja
E sheh veten keq per zgjedhje lokale dhe shiko kur te dali qe merr ilace me keq se Saliu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.