Arkiv-Lajme

PD braktis hetimet parlamentare mbi ushtrinë dhe drogën. Arsyetimi, “ajkë e jurisprudencës”

Postuar në 13 Maj, 2014 03:02

Opozita ka braktisur komisionin hetimor për hetimin e akuzave mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme - transportin e lëndëve narkotike, me pretendimin se ky komision nuk ka më se çfarë heton, pasi publiku e ka marrë vesh që trafiku i drogës ekziston. Në fakt, arsyetimi i nënkryetarit Bylykbashi, që shpesh mbiquhet mendja juridike e selisë blu, ishte pak i shpëlarë: “Komisioni të mbyllë veprimtarinë. Të gjithë shqiptarët sot i kanë parë provat me sytë e tyre, ky komision nuk mund të përgënjeshtrojë më akuzat e opozitës.

Rrëfimi i S.Bajramit në prokurori: Kriza në ndërtim më çoi te droga. Piloti italian ka edhe klientë të tjerë

Postuar në 12 Maj, 2014 16:03

Rrëfimi i Sajmir Bajramit, i cili u kap me 460 kg hashash, ka zbardhur në prokurori “planin” që kishte me pilotin italian, Giorgio Riformato për trafikimin e lëndës narkotike drejt shtetit fqinj. Sipas Shekullit,

Bajrami ka deklaruar se “plani A” i tyre ishte të bënin një ulje në aerodromin e Gjadrit, por ky plan u anulua pas informacioneve për bllokimin e pistës me barriera betoni. 

Fatos Klosi: Si shkresa e SHISH, edhe episodi i avionit është i sajuar për të dëmtuar qeverinë!

Postuar në 12 Maj, 2014 14:55

Duke u prononcuar për News 24, ish kreu i SHISH Fatos Klosi shprehu idenë e vet se zbulimi i avionit në Divjakë nuk ishte rastësi. Madje, sipas tij shkresa e dalë nga SHISH ishte e porositur për të krijuar situatën aktuale. Ja ç’thotë Klosi:

Çim Peka në "Fakt": Spartak Ngjela mund të jetë avokati i pilotit të avionit të Divjakës

Postuar në 12 Maj, 2014 14:29

Spartak Ngjela mund të  jetë avokati i pilotit italian Giorgio Riformato, i ndaluar pas uljes së detyruar të avionit në Divjakë. Kjo u deklarua nga gazetari Çim Peka në emisionin “Fakt”.

Që në nisje të emisionit, Peka tha se Ngjela kishte planifikuar të vinte në studio për të qenë pjesë e diskutantëve por në momentet e fundit e ka anulluar pjesëmarrjen e tij. Sipas Pekës, shkak ka qenë ky zhvillim i ri. Ndaj këtij lajmi të dhënë nga Peka, analisti Ylli Rakipi është shfaqur mosbesues.

k.k

Ekzekutohet në rrugë politikania spanjolle, besohet në motive jashtë politikës (perditësim)

Postuar në 12 Maj, 2014 13:38

Një politikane e rëndësishme spanjolle është qëlluar për vdekje në një rrugë të qytetit verior, Leon. Isabel Carrasco, politikania rajonale nga Partia Popullore e Spanjës që qeveris në vend, drejtuese e qeverisjes rajonale, është qëlluar pesë herë nga një femër e re, raporton BBC. Ministria e Brendshme njoftoi se nuk duket që rasti të ketë motive politike. Më vonë u arrestua një nënë dhe e bija, kjo e fundit e pushuar nga puna në qeverisjen rajonale. Carrasco është qëlluar teksa po shkonte në një takim të partisë që ishte planifikuar të mbahej rreth orës 18:00.

20-24 mijë euro për të shkuar në SHBA, zbërthehet skema e trafikut, 15 arrestime

Postuar në 12 Maj, 2014 12:16

Një skemë e sofistikuar për trafikimin njerëzor drejt SHBA-së, ka zbërthyer sot Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sinjalizimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare  e cila ka arrestuar 15 persona, ndërmjet tyre disa biznesmenë shqiptarë. Skema dërgonte shqiptarë si emigrantë ilegalë në Shtetet e Bashkuara kundrejt pagesës që burime të ndryshme e variojnë nga 20-24 mijë euro për person.

Berisha ngatërron ANTA-n me AAC-në

Postuar në 12 Maj, 2014 11:47

Në faqen e tij në FaceBook, Berisha sot ka shkruajtur: “Te dashur miq, burime serioze plotesisht te besueshme njoftojne se piloti Reformato ( rilindasi i Rames), ka hyre dhe dale ne aeroport nga dera e personelit duke shmangur keshtu sistemin e kontrollit. Per te hyre dhe dale nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdher nga lart, ne kundershtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit te kompanise se sigurise se aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish avokat i PS ne KQZ dhe bashkeshorti i znj.

Toponimet, “gjendet” zgjidhja: Emërtimet në pasaporta, sipas praktikës së OKB-së

Postuar në 12 Maj, 2014 10:30

Më në fund, po ndodh ajo që duhej të ishte bërë që në fillim sa i përket çështjes së toponimeve në pasaporta. Ministritë e Jashtme të dy vendeve respektive, Shqipërisë dhe Greqisë, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët për shtyp, nëpërmjet së cilës zotohen se do t’i japin zgjidhje ngërçit të lindur me toponimet në pasaportat e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

News24 kundërshton Panoramën

Postuar në 12 Maj, 2014 08:53

Gazeta Panorama kishte sot në faqe të parë intervistën e dëshmitarit të parë okular të rrëzimit të avionit në Divjakë, i quajtur Olsi. Sipas tij, ai bisedoi i pari me pilotin italian për 30 minuta, deri sa erdhi policia, dhe madje u fut edhe në avion, ku ishte vetëm një çantë e vogël e pilotit dhe një dosje e tij.

Nafta, Shqipëria s’ka thyer embargon me Iranin, ishte tranzit, thotë IEA

Postuar në 12 Maj, 2014 08:45

Agjensia Ndërkombëtare Energjitike (IEA), ka hedhur poshtë pretendimet se raporti i saj i prillit ka sygjeruar se Shqipëria ka shkelur embargon e OKB-së duke importuar naftë nga Irani. Në një intervistë për “Balkan Insight”, zëdhënësja e IEA Magdalena Sanocka tha se raporti e përmend Shqipërinë si një destinacion i përkohshëm i naftës iraniane pasi ajo kishte si destinacion Turqinë, dhe jo si një vend që ka shkelur embargon me Iranin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme