Toponimet, “gjendet” zgjidhja: Emërtimet në pasaporta, sipas praktikës së OKB-së

Më në fund, po ndodh ajo që duhej të ishte bërë që në fillim sa i përket çështjes së toponimeve në pasaporta. Ministritë e Jashtme të dy vendeve respektive, Shqipërisë dhe Greqisë, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët për shtyp, nëpërmjet së cilës zotohen se do t’i japin zgjidhje ngërçit të lindur me toponimet në pasaportat e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në deklaratë bëhet e ditur se të dy vendet kanë rënë dakord që të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve deri në marrjen e masave për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, që është kufizuar edhe në kohë tashmë, deri më 1 Janar 2015. Sipas njoftimit të dy ministrive, është rënë dakord që secili vend të zgjidhë përkthimin e emrave sipas praktikës së OKB-së. Deklarata vjen vetëm 1 javë pas skadimit të periudhës së lëvizjes së lirë të ofruar nga Ministria e Jashtme greke për emigrantët shqiptarë, 13 Prill-5 Maj, gjatë së cilës u lejuan emigrantët të vinin në Shqipëri dhe më pas të riktheheshin në Greqi pa asnjë pengesë në lidhje me toponimet.
a.k
Add new comment