Nafta, Shqipëria s’ka thyer embargon me Iranin, ishte tranzit, thotë IEA

Postuar në 12 Maj, 2014 08:45

Agjensia Ndërkombëtare Energjitike (IEA), ka hedhur poshtë pretendimet se raporti i saj i prillit ka sygjeruar se Shqipëria ka shkelur embargon e OKB-së duke importuar naftë nga Irani. Në një intervistë për “Balkan Insight”, zëdhënësja e IEA Magdalena Sanocka tha se raporti e përmend Shqipërinë si një destinacion i përkohshëm i naftës iraniane pasi ajo kishte si destinacion Turqinë, dhe jo si një vend që ka shkelur embargon me Iranin.
Në fjalën e saj Sanocka u shpreh se nafta iraniane ka ndaluar në Shqipëri pasi nevojitej një vend i përkohshëm për ngarkesën sepse ishte nisur nga Irani dhe po kërkonte një vend për ta shitur. "IEA nuk thotë që Shqipëria theu embargon mbi Iranin dhe çdo raport që thotë ndryshe ka nevojë për të drejtuar një korrigjim. Pronarët e depozitave të naftës nevojiten të sigurojnë një destinacion të përkohshëm kur ngarkesa është nisur nga porti iranian dhe ngarkesa është e pashitur dhe ky është rasti i Shqipërisë", tha Magdalena Sanocka.
Zëdhënësja shtoi se anija e ngarkuar me naftë është në pronësi të Depozitës Kombëtare të Iranit dhe se kishte listuar Shqipërinë si vend tranzit, pasi nafta u shit në Turqi.

 

a.k

Comments

Submitted by Boni (not verified) on

<p>E, pse nuk kerkon falje Berisha, Topalli etj? Po ata qe i thurin hosnara neper gazeta e televizione, pse nuk shkruajne e te pohojne se jane genjyre nga opozita? Ose te pakten te nxjerrin mesime e jo te vazhdojne pafund ne keto genjeshtra se lame nam me shperndarjen e shpifjeve. Njerezit e thjshte, shumica, nuk corjentohen nga keto genjeshtra, sepse as i lexojne as&nbsp; i shkion ato neper televizione manipulative.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.