Arkiv-Lajme

Ivanov fillon nesër mandatin e dytë presidencial

Postuar në 11 Maj, 2014 09:09

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër duhet të mbajë seancën në të cilën do të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur Gjorge Ivanov.

“Telegrafi” raporton se me dhënien e deklaratës solemne para shtëpisë ligjvënëse, Ivanov edhe formalisht do ta fillojë mandatin e dytë pesëvjeçar si shef i shtetit. Gjorge Ivanov, i cili ishte kandidat për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, fitoi përballë Stevo Pendarovskit.

Një tjetër shqiptar humb jetën në Siri

Postuar në 11 Maj, 2014 08:58

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Siri. Bëhet fjalë për shtetasin Sherif Tarshani, 35 vjeç, i cili merrte pjesë në luftën e Sirisë. Sherif Tarshani, nga Mollasi i Elbasanit, kishte ikur në Siri që prej korrikut të 2013.  Lajmi për humbjen e jetës së 35-vjeçarit është konfirmuar nga vetë familjarët e tij, që ndodhen në Shqipëri. Sherif Tarshani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërkohë ishte vetë merrte pjesë në luftë./Balkanweb/

Rama u bën thirrje emigrantëve shqiptarë në Itali:Votoni Partinë Demokratike

Postuar në 11 Maj, 2014 07:52

Kryeministri Edi Rama u bën apel emigrantëve shqiptarë në Itali që të votojnë për Partinë Demokratike Italiane që drejtohet nga Matteo Renzi, për zgjedhjet për Parlamentit Europian. Apelin e tij, kryeministri e bëri gjatë takimit që zhvilloi me kryebashkiakun e Torinos, Piero Fassino që është njëkohësisht edhe politikan i njohur i forcës që drejtohet nga Renzi.

Tahiri: Avioni me drogë, skenar që e prisnim, por jo në atë vendndodhje! Tentativa e parë dhe e dështuar

Postuar në 11 Maj, 2014 07:37

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka dalë para medias për herë të dytë që prej ndalimit të avionit dhe automjetit me drogë në plazhin e Divjakës. Duke e cilësuar si sukses të plotë të punës së autoriteteve shtetërore, ministri tha se skenari i transportimit të drogës me avion ishte i pritshëm nga agjencitë ligjzbatuese.

Teuta Rugova i bashkohet LDK-së, mbron vëllain nga akuzat

Postuar në 11 Maj, 2014 06:21

Teuta Rugova, e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova i është bashkuar sot zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gazeta “Express” raporton se ajo mori besimin e të gjithë degës së tretë të LDK-së, për të përfaqësuar të rinjtë, e në veçanti femrat e Kosovës. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se angazhimi i Teutës në LDK ka shumë rëndësi për këtë parti pasi, siç tha ai, ajo do të prezantojë në mënyrën më të përkushtuar gjeneratën e të rinjve.

Media italiane publikon foton dhe shkruan: “Telashe shqiptare për pilotin e rremë që u ul në Divjakë”

Postuar në 11 Maj, 2014 04:58

Media italiane i ka kushtuar vëmendje ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Divjakë ku u kap një avion i vogël në breg të detit, ndërsa pak më larg u ndalua një automjet me sasi të konsiderueshme marijuane. Drejtuesi i avionit, Giorgio Riformato (në foto) është një personazh i njohur në Itali, sidomos pas një investigimi të bërë nga emisioni “Le Iene” në vitin 2009, ku rezultonte se ai jepte leksione fluturimi për aspirantët për t’u bërë pilotë, pa pasur titujt përkatës.

Peter Lucas për “Illyria”: Rishfaqjet e Enver Hoxhës tregojnë dështimin e politikës në Shqipëri

Postuar në 11 Maj, 2014 03:36

Shkrimtari i njohur Peter Lucas, i cili ka botuar tre libra për Shqipërinë, në një intervistë për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”  shprehet se rishfaqja e portretit dhe figurës së Enver Hoxhës herë pas here tregon dështimin e politikës aktuale në Shqipëri, sesa me nostalgjinë për të shkuarën komuniste. “Gjëra të tilla ndodhin. Edhe në Amerikë ka njerëz që festojnë Konfederatën, por rasti i rishfaqes së Enverit nuk ka të bëjë me ndikimin e së shkuarës, me memorien e Hoxhës, por me dështimin e politikës. Kur dështon politika aktuale ndodhin gjëra të çuditshme.

“Koha Jonë” mbush 23 vjet! Nikollë Lesi: Gazeta nuk do të ikë më prej meje dhe unë nuk iki më prej saj

Postuar në 11 Maj, 2014 03:18

Sot mbushen 23 vjet qëkur doli numri i parë i gazetës “Koha Jonë” si e pavarur dhe e lirë. Themeluesi dhe botuesi i gazetës Nikollë Lesi shkruan sot se pavarësisht peripecive, gazetës “nuk ia mbyllën dot gojën për të qenë e lirë”. Ndërsa njofton se po përgatit një libër të posaçëm për historinë e gazetës, Nikollë Lesi thotë se libri flet për historinë e papërsëritshme të kësaj gazete, e cila ndonëse pati shkëlqim të madh e njëherë njëfarë rënie të vogël, por përsëri po ringrihet në një epokë dixhitale e konkurente.

“GSH” interviston ndërmjetësin: Dy deputetë të PD e PS, porositën avionë sportivë. 20 klientë nga Shqipëria?

Postuar në 11 Maj, 2014 01:33

Në morinë e informacioneve që po jepen nga media pas gjetjes së avionit në plazhin e Divjakës dhe të një automjeti të ngarkuar me drogë që ndodhej aty pranë, shtypi sjell sot një detaj ndryshe. Në Shqipëri po zhvilloheshin negociata prej kohësh për çeljen e një biznesi për blerjen e avionëve sportivë. “Gazeta Shqiptare” sjell sot intervistën e një emigranti shqiptar që prej 20 vitesh jeton në Itali.

Basha: Ata që më demek janë tallur e kanë qeshur me akuzat e opozitës, janë vetëpaditur para opinionit publik

Postuar në 10 Maj, 2014 14:50

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha “ngjarja e sotme në Divjakë nuk është skandali i radhës, por ajo na tregon se sa larg ka shkuar dhe sa shumë fuqi ka marrë karteli i drogës me suport dhe mbështetje politike qeveritare në vend”. 
“Zullumi këputet kur trashet. Zullumi me trafikun e drogës, sipas gjithë informacioneve tona dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, ishte trashur e po trashej kaq shumë, sa që sot u këput”, u shpreh Basha. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme