“GSH” interviston ndërmjetësin: Dy deputetë të PD e PS, porositën avionë sportivë. 20 klientë nga Shqipëria?

Në morinë e informacioneve që po jepen nga media pas gjetjes së avionit në plazhin e Divjakës dhe të një automjeti të ngarkuar me drogë që ndodhej aty pranë, shtypi sjell sot një detaj ndryshe. Në Shqipëri po zhvilloheshin negociata prej kohësh për çeljen e një biznesi për blerjen e avionëve sportivë. “Gazeta Shqiptare” sjell sot intervistën e një emigranti shqiptar që prej 20 vitesh jeton në Itali.
Në një intervistë për gazetën, emigranti Fatmir Gjata pohon se deri tani janë bërë 20 porosi për blerjen e avionëve sportivë. Madje, ai rrëfen se dy deputetë të njohur, njëri i PD-së dhe tjetri i PS-së, kanë porositur blerjen e avionëve sportivë në fabrikën e Torinos. I pyetur se sa ka ndikuar zhurma e madhe që po bëhet këto ditë në lidhje me transportimin e drogës me avionë sportivë në përpjekjet që po bën për hapjen e biznesit të avionëve sportivë, ai thotë se “është një fushatë e mirë publicitare për ne”. “Shqipëria nuk ka milionerë, por miliarderë. Pas negociatave të bëra për muaj të tërë, janë bërë porosi për 20 avionët e parë sportivë, të cilët, brenda gjashtëmujorit pas dhënies së porosisë do të jenë në duart e tyre. Ata që i kanë porositur janë biznesmenë dhe të dhënë pas fluturimeve me avion” thotë Gjata, i cili thotë se ka mbi 6 muaj që e ka nisur një aktivitet të tillë .
Për më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ndermjetesi-dy-deputete-te-pd-e-ps-porositen-avione-sportive-ne-torino-188444.html
n.k
Add new comment