Rama u bën thirrje emigrantëve shqiptarë në Itali:Votoni Partinë Demokratike

Kryeministri Edi Rama u bën apel emigrantëve shqiptarë në Itali që të votojnë për Partinë Demokratike Italiane që drejtohet nga Matteo Renzi, për zgjedhjet për Parlamentit Europian. Apelin e tij, kryeministri e bëri gjatë takimit që zhvilloi me kryebashkiakun e Torinos, Piero Fassino që është njëkohësisht edhe politikan i njohur i forcës që drejtohet nga Renzi.
“Jo vetëm Shqipëria ka nevojë për Europën, por edhe Europa sot ka nevojë për shqiptarët e Italisë. Shqiptarët e Italisë duhet vërtet të mos e lënë t’u ikë kjo mundësi që kanë për të votuar në zgjedhjet evropiane. Dhe, pa asnjë dyshim, të votoni për Partinë Demokratike Italiane që është e vetmja forcë e madhe, e re, e këtij vendi që ka nevojë për energjinë dhe kurajën e Matteo Renzi-t” ka deklaruar Rama. Kryeministri ka theksuar se Europa e bashkuar është projekti i jashtëzakonshëm, projekti më i rëndësishëm që bëri bashkë burra e gra dhe e çuan përpara. “Duhet ta kapim këtë mundësi për të kontribuuar si shqiptarë në këtë proces, edhe duke marrë pjesë në zgjedhjet europiane këtu në Itali.”
n.k
Add new comment