Arkiv-Lajme
Drejtori i Autoritetit te Aviacionit Civil jep dorëheqjen; Shkak është një konflikt me Entin Europian te Aviacionit Civil
Burime nga Ministria e Transporteve konfirmojnë se drejtuesi i një prej enteve më të rëndesishme ne vend, drejtori ekzekutiv i Autoritetit te Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, ka dhene dorëheqjen nga ky post. Doreheqja është dhene ne 30 prill dhe është pranuar nga Bordi i ketij institucioni dhe më pas nga ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, në daten 5 maj, siç e tregon edhe shkresa (shih foton qe shoqeron kete shenim).
Ulja e avionit të drogës në Divjakë, dëshmitari tregon skenën
Koha dhe vendi ku u ul avioni në Divjakë bëri që ai të tërhiqte vëmendjen e shumë njerëzve. Top Channel intervistoi një prej dëshmitarëve që e pa të gjithë skenën e uljes së tij.
TCH: Mund të na e përshkruani se çfarë patë?
Dëshmitari Luka Sherifaj: Avioni udhëtonte nga Kavaja në drejtim të Bedatit, në një lartësi të ulët. Ishte vetëm 10-20 metra nga pishat.
TCH: Si e vutë re?
Dëshmitari: Na e tërhoqi vëmendjen nga lajmet që dëgjojmë për drogën.
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode parkon makinën si i fortë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka parkuar makinën e tij luksoze në korsinë e autobusëve duke mos respektuar rregullat bazë të qarkullimit rrugor.
Vendi se ku Bode ka parkuar makina është më pak se 10 metra larg kryqëzimit tek ura në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Lajmi është publikuar nga “Shekulli” dhe nuk dihet nëse ish-ministri është gjobitur për këtë sjellje të pahijshme.
Berisha dhe Topalli vetëm me pagën bazë të deputetit
Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli janë deputetët të cilët u janë mbajtur që nga fillimi i kësaj legjislature një pjesë e pagesës së deputetit. Kjo pasi nuk është paraqitur në mbledhjet e komisioneve të përhershme.
Berisha nuk bën pjesë në asnjë komision parlamentar, ndërsa Topalli është pjesë e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë por nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje. Berisha ka thyer edhe rregulloren me mospjesëmarrjen në asnjë komision.
Pollo i kërkon Nishanit të dekorojë ish-përkahësen në luftën ndaj Berishës
Një grup deputetësh nga Partia Demokratike dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të dekorojë deputeten e Parlamentit Europian, Doris Pack.
Kërkesa është dorëzuar nga Genc Pollo, i cili ka një marrëdhënie të veçantë me eurodeputeten gjermane që prej kohës kur deputeti demokrat krijoi fraksionin (PDR) brenda PD-së. Letra, gjithashtu mban firmën e Majlinda Bregut, Aldo Bumçit, Irida Tabakut dhe Sheferedin Shehut.
Sherr me kërcënim jete në PD-në Durrës, Basha niset për qetësuar situatën
Baza e Partisë Demokratike në Durrës është përfshirë nga një sherr ditën e djeshme deri edhe në kërcënimin e jetës mes njëri-tjetrit. Konflikti mes militantëve të PD ka pasur si shkak emrat e rinj që do të marrin kryesin e kësaj dege.
Ilir Meta anulon vizitën në SHBA. Ambasada amerikane përgënjeshtron PD
Vizita e shumë komentuar e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në SHBA është anuluar. Shkaku i anulimit të vizitës është axhenda e ngarkuar e takimeve diplomatike në Tiranë. Kështu shkruan “Gazeta Shqiptare”.
OKB diskuton për herë të parë mbi robotët vrasës. A mund të jenë kërcënim për njerëzit?
Në një takim informal të OKB-së në Gjenevë me ekspertët do të diskutohet për robotët vrasës. Dy ekspertët e robotëve, Ronald Arkin dhe Noel Sharkey do të debatojnë për efikasitetin dhe nevojën e robotëve vrasës.
Kjo do të jetë hera e parë që çështja e robotëve vrasë ose ndryshe sistemi i armës automatike vdekjeprurëse do të diskutohet në Konventën e OKB-së për Armët Konvencionale (KAK).
Roboti vrasës është një armë automatike që mund të arrijë një objektiv pa ndërhyrjen e njeriut. Ata aktualisht nuk ekzistojnë por avancimi në teknologji mund t’i bëjë realitet.
Kreu i FMN-së: Çështja e pazgjidhur e pronave është kërcënim serioz për qeverinë
Moszgjidhja e çështjes së pronës prej 24 vitesh ka krijuar një kosto të madhe për buxhetin e shteti. Kjo për shkak të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Vendimet e njëpasnjëshme të kësaj gjykate për të drejtat e pronësisë, po i marrin frymën buxhetit, pasi kostot që qeveria duhet të paguajë, arrijnë në miliona euro.
Për këtë Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron qeverisë shqiptare që t’i japë një zgjidhje këtij fenomeni, pasi faturat nga Strasburgu do të vijnë duke u rritur.
Protestë për arrestimin e Nuredin Pislit
Dhjetëra qytetarë matjanë janë mbledhur sot para komisariatit të Policisë Burrel, në shenjë proteste, për të kërkuar lirimin e Nuredin Pislit, babait të Flamur Pislit që 15 vite më parë mori peng një autobus grek, dhe u vra në Qafë-Krrabë nga policia shqiptare.
Pas publikimit të një videoje nga Partia Demokratike, e cila akuzonte kreun e policisë së shtetit si i implikuar në vrasjen e Flamur Pislit, babai i tij, Nuredini, kërkoi që të zbardhet e vërteta.