Sherr me kërcënim jete në PD-në Durrës, Basha niset për qetësuar situatën

Postuar në 10 Maj, 2014 02:58

Baza e Partisë Demokratike në Durrës është përfshirë nga një sherr ditën e djeshme deri edhe në kërcënimin e jetës mes njëri-tjetrit. Konflikti mes militantëve  të PD ka pasur si shkak emrat e rinj që do të marrin kryesin e kësaj dege. Tensioni ka qënë i lartë dhe ishte vetë kreu i PD Lulzim Basha ai që ka shkuar në degën e PD në Durrës për të qetësuar situatën.  Në këtë takim jo publik, Basha tërhoqi vëmendjen mes militantëve se nuk ka asnjë të privilegjuar nga ai personalisht, duke lënë të kuptohet mes anëtarëve të PD në Durrës se ka një përçarje mes tyre, citon e përditshmja “Shqiptarja.com”.

“Në mbarë Shqipërinë, demokratët po diskutojnë me frymë kritike dhe autokritike, me frymë realiste dhe konstruktive, për të korrigjuar të metat e gabimet dhe për të shikuar përpara. Vota është i vetmi pushtet që do të funksionojë në PD për të zgjedhur drejtuesit e rinj të kësaj partie. Nuk ka dhe nuk mund të ketë të preferuar të kryetarit apo të dikujt tjetër në këtë proces. Pushteti është i votës së anëtarëve të PD-së, ndaj edhe synimi ynë është të zgjedhim me votë më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit, më të ndershmit. PD nuk është parti e dikujt, nuk është parti e disave, është partia e të gjithë demokratëve. Çdo demokrat është pjesë e kësaj partie, ka aksionet e veta në këtë parti, çdo demokrat ka një votë në këtë proces, pavarësisht se çfarë pozicioni ka apo do të ketë në strukturat e PD-së”, mësohet të ketë thënë i kreu i PD-së në takimin me anëtarët e seksionit.

Anëtarë të degës së PD Durrës shprehen jo publikisht se partia është ndarë në 2 grupime. Konkretisht njëri grupim mbështet Genc Jukën, i cili vjen nga grupimi i të vjetërve të partisë. Ndërsa grupimi tjetër mbështet Ardian Mukën, i cili përfaqëson prurjet e reja. Genc Juka, i cili përfaqëson grupimin e të vjetërve gëzon një simpati nga ata persona që cilësohen edhe si senatorët e partisë si edhe anëtarët më të vjetër. Reformimi i brenda PD  po vijon duke zëvendësuar emrat të rinj, kjo ka acaruar shumë militantët e vjetër.

http://www.shqiptarja.com/home/1/basha-shkoi-p-r-t--39-i-qet...

S.S  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.