Kreu i FMN-së: Çështja e pazgjidhur e pronave është kërcënim serioz për qeverinë

Postuar në 09 Maj, 2014 16:12

Moszgjidhja e çështjes së pronës prej 24 vitesh ka krijuar një kosto të madhe për buxhetin e shteti. Kjo për shkak të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Vendimet e njëpasnjëshme të kësaj gjykate për të drejtat e pronësisë, po i marrin frymën buxhetit, pasi kostot që qeveria duhet të paguajë, arrijnë në miliona euro.

Për këtë Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron qeverisë shqiptare që t’i japë një zgjidhje këtij fenomeni, pasi faturat nga Strasburgu do të vijnë duke u rritur.

“Unë do të rendisja dy kërcënime serioze për qeverinë. E para është çështja ende e pazgjidhur e pronave, ndaj të cilës qeveria duhet t’i japë një drejtim. Dhe së dyti, kriza në energji. Për të dy këto çështje, kostoja e buxhetit është shumë e lartë dhe ato janë kthyer në një kërcenim serioz për stabilitetin ekonomik”, është shprehur Nadeem Ilahi.

Këtë deklaratë shefi i FMN-së e bëri gjatë një prezantimi të marrëveshjes së qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me student të Fakultetit Ekonomik, ku ai iu përgjigj interesit të medies.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.