Ilir Meta anulon vizitën në SHBA. Ambasada amerikane përgënjeshtron PD

Postuar në 10 Maj, 2014 01:30

Vizita e shumë komentuar e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në SHBA është anuluar. Shkaku i anulimit të vizitës është axhenda e ngarkuar e takimeve diplomatike në Tiranë. Kështu shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Sipas GSH, Kryeminsitri turk Erdogan do të kryejë një vizitë në Tiranë në datën 14 maj ku do të përshëndesë edhe në Kuvendin e Shqipërisë dhe pikërisht ky takim përkon me ditën kur ishte planifikuar edhe vizita e Metës në SHBA. Vetëm pak ditë më parë opozita e komentoi anulimin e vizitës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë si pasojë e keq qeverisjes dhe e të kaluarës së Ilir Metës për afera korruptive, bazuar edhe në videon e publikuar nga Dritan Prifti gjatë qeverisjes me koalicionin e djathtë, por si shkak është argumentuar edhe akuza e opozitës për thyerjen e embargos së naftës me Iranin.

"Atij i është refuzuar vizita dhe i janë anuluar të gjitha takimet",publikonte një ditë më parë gazeta “Rilindja Demokratike” organ zyrtar i PD. Sipas kësaj medie  gjithçka lidhet me "tregtinë e naftës që Shqipëria bëri me Iranin duke thyer embargon e OKB-së", shpjegonte gazeta e PD-së.

“RD” në këtë artikull nuk ka lënë pa komentuar edhe faktin e mbështetjes që LSI po i jep veteranëve dhe LANÇ. Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgënjeshtruar lajmin e PD, se anulimi i vizitës mund të jetë bërë për shkak të thyerjes së embargos  së naftës me Iranin. Sipas ambasadës ka qënë vetë Kryetari i Kuvendi që e ka anulaur vizitën e tij.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/meta-anulon-viziten-shba...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.