Protestë për arrestimin e Nuredin Pislit

Postuar në 09 Maj, 2014 16:03

Dhjetëra qytetarë matjanë janë mbledhur sot para komisariatit të Policisë Burrel, në shenjë proteste, për të kërkuar lirimin e Nuredin Pislit, babait të Flamur Pislit që 15 vite më parë mori peng një autobus grek, dhe u vra në Qafë-Krrabë nga policia shqiptare. 

Pas publikimit të një videoje nga Partia Demokratike, e cila akuzonte kreun e policisë së shtetit si i implikuar në vrasjen e Flamur Pislit, babai i tij, Nuredini, kërkoi që të zbardhet e vërteta. 

Ai gjithashtu deklaroi se Artan Didi i ka borxh dy gjaqe, gjakun e djalit dhe të pasagjerit grek dhe se e do t’i çonte fjalë Didit, sipas Kanunit. Nuredin Pisli u shoqërua në komisariatin e Policisë së Matit një natë më parë, ku po merret në pyetje për deklaratën e bërë. /V+/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.