Berisha dhe Topalli vetëm me pagën bazë të deputetit

Postuar në 10 Maj, 2014 03:36

Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli janë deputetët të cilët u janë mbajtur që nga fillimi i kësaj legjislature një pjesë e pagesës së deputetit. Kjo pasi nuk është paraqitur në mbledhjet e komisioneve të përhershme.

Berisha nuk bën pjesë në asnjë komision parlamentar, ndërsa Topalli është pjesë e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë por nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje. Berisha ka thyer edhe rregulloren me mospjesëmarrjen në asnjë komision.

Portali “Albeu.com”, raporton sot se, Berishës dhe Topallit u janë mbajtur para nga paga e deputetit. Por nga ana tjetër sqarojnë se pjesëmarrja në komision paguhet veçmas nga paga bazë. Përveç pagës bazë, deputeti shpërblehet për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të përhershëm ku bën pjesë. Në këtë rast, masa e shpërblimit është 2000 lekë për çdo mbledhje.

http://www.albeu.com/shqiperi/sali-berisha-dhe-jozefina-topalli-ju-mbahe...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.