Arkiv-Lajme

Dorëheqje në grup nga kryesia e komunitetit mysliman, por në faqen web të këtij komuniteti nuk thuhet asgjë

Postuar në 09 Maj, 2014 05:56

Katër anëtarë të kryesisë së komunitetit mysliman, dy prej të cilëve nënkryetarë, kanë dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë, në mënyrë krejt të papritur. Ata janë nënkryetari Gazmend Aga, Drejtori i Marrëdhënieve me publikun Agron Hoxha, Drejtori i Arsimit Altin Shima dhe një nga katër nënkryetarët e rinj të zgjedhur para 5 muajsh, emri i të cilit nuk u bë kurrë publik.

Rama: Shqipëria ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për Shqipërinë

Postuar në 09 Maj, 2014 05:37

Në “Ditën e Evropës”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se, Evropa është projekti i kurajës dhe kurajo është ajo që i duhet sot më shumë se çdo gjë tjetër Evropës së bashkuar. Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Integrimit, “Të sigurtë drejt Evropës”, për Ditën e Evropës në sheshin “Vëllezërit Frashëri”, kryeministri tha se, “kam shume kënaqësi që të kem privilegjin që të flas për Evropën, jo me veteranët e luftës, por me gjeneratën tjetër”.

Shkullaku: Me ‘restaurimin’ e Enverit, Rama mban militantët me punë

Postuar në 09 Maj, 2014 05:08

Armand Shkullaku në një shkrim tek “Mapo”, me titull “Enver Hoxha i Edi Ramës”, pasi ngrë disa pyetje pse kryeministri nuk mban një qëndrim për diskutimet mbi ish-liderin komunist jep dhe shpjegimin e tij.

Sipas tij “Edi Ramës as nuk i kërcet për Enver Hoxhën. Ai e ka hallin tjetërkund. Këtë zhurmë e këtë debat që po prodhohen me kaq intensitet në gjashtë muajt e fundit, kryeministri i ka në funksion të qëllimeve të tij politike”.

Berluskoni nis punën në komunitet, ëndrra e italianëve është ta shohin në burg

Postuar në 09 Maj, 2014 04:54

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni ka nisur sot punën 1-vjeçare shërbim në komunitet. Ai do të shërbejë në një qendër kujdesi në Milano.

Berluskoni u dënua me katër vjet burg për evazion fiskal vitin e kaluar, dënim që u zëvendësua me katër orë punë në javë me pacientë me probleme mendore.

Zyrtarët e qendrës së kujdesit thonë se 77-vjeçari do të trajtohet si asistentët e tjerë.

Në momentin e mbërritjes, Berluskoni u prit nga sindikalistët që thërrisnin: “Në burg!”

Gafa e Topallit me raportin e OKB-së për naftën

Postuar në 09 Maj, 2014 03:34

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi dje publikisht se Kryeministri Edi Rama ka gënjyer dhe se embargoja e naftës është vendosur në nëntor të vitit 2013, dhe jo në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

Pëllumbi: Debati për Enverin me qëllim për "të mbytur" problemet

Postuar në 09 Maj, 2014 03:30

Për ish-kryetarin e Parlamentit, Servet Pëllumbi rikthimi i debatit për figurën e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste gjatë festimeve të 5 Majit, e ka cilësuar të stisur dhe të papërgjegjshëm. Në një intervistë për “Panoramën”, Pëllumbi thekson se, kjo bëhet nga partitë politike thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet,

Bumçi dhe Çollaku: Liberalizimi i vizave për Rusinë, sfidë ndaj SHBA-ve

Postuar në 09 Maj, 2014 03:20

Opozita po i bën oponencë qeverisë thuajse ndaj çdo vendimi duke mos pasur një fokus. Reagimi më i fundit i PD-së ka të bëjë me një vendimi rutinë që liberalizon vizat me Rusinë dhe disa vende të tjera për sezonin turistik.

Debati në “Tonight”, Auron Tare: “A janë dëshmorë shqiptarët e rënë në luftën italo-greke?” Nano: “Ka shumë figura që janë lënë në koshin e historisë”

Postuar në 08 Maj, 2014 16:09

Sot në emisionin “Tonight” i drejtuar nga Ilva Tare është diskutuar për figurën e Enver Hoxhës dhe qëndrimin tonë si shoqëri ndaj komunizmit. Debati ka derivuar edhe në çështjen e qëndrimit ndaj dëshmorëve, pasi është pjesa e luftës së drejtuar nga Enver Hoxha ajo që shpesh konfronton me periudhën e pushtetit. Ideja më pajtuese në dukje është vlerësimi sipas kontekstit, që u mbrojt nga Mustafa Nano, i cili theksoi se “historia është shumë komplekse” dhe se nuk mund të gjykohet e ndarë mes të mirëve dhe të këqinjve. “Ka mjaft figura që janë hedhur në koshin e historisë”, tha Nano.

Takimi i Selanikut, BE-ja mbështet me 11 miliardë euro projektet në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 08 Maj, 2014 14:07

Konferenca ministrore “BE-Ballkani Perëndimor”, zhvilluar sot në Selanik ka mbledhur bashkë minisrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Takimi është organizuar nga presidenca greke e Këshillit të BE-së dhe vjen 11 vjet pas Samitit të Selanikut të vitit 2003 që i hapi rrugë procesit  të zgjerimit. Përveç nënvizimit të arritjeve të deritanishme, është vënë theksi edhe te ndikimi i integrimit në jetën e banorëve. Dhe duket se është fjala për projekte knkrete dhe financime.

Qeveria do të kërkojë në Strasburg shtyrje afati për zgjidhjen e çështjes së pronave

Postuar në 08 Maj, 2014 13:15

Afati i fundit, i caktuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pronave mbaron më 17 qershor.  Është e qartë se qeveria shqiptare nuk arrin dot të përmbushë këtë detyrim, ndaj do të kërkojë shtyrjen. Zv. ministri i Drejtësisë Idlir Peçi ka bërë të ditu në një intervistë për Top-Channel se qeveria ka një plan-veprimi  në këtë drejtim. “Ne do kërkojmë shtyrjen e afatit për aq sa është plani i veprimit, qershor 2015. Por edhe atëherë nuk është se mbaron kompensimi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme