Qeveria do të kërkojë në Strasburg shtyrje afati për zgjidhjen e çështjes së pronave

Afati i fundit, i caktuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pronave mbaron më 17 qershor. Është e qartë se qeveria shqiptare nuk arrin dot të përmbushë këtë detyrim, ndaj do të kërkojë shtyrjen. Zv. ministri i Drejtësisë Idlir Peçi ka bërë të ditu në një intervistë për Top-Channel se qeveria ka një plan-veprimi në këtë drejtim. “Ne do kërkojmë shtyrjen e afatit për aq sa është plani i veprimit, qershor 2015. Por edhe atëherë nuk është se mbaron kompensimi. Ne synojmë që atëherë të fillojë një proces transparent që t’i japë fund problemit, që ka nisur e s’ka mbaruar asnjëherë”, u shpreh Peçi. Ai ka sqaruar edhe se çfarë synon plan-veprimi i qeverisë. Inventarizim, nxjerrje e faturave të kompensimit dhe mandej ideim i zgjidhjes. Sipas tij rasti i Rumanisë mund të shërbejë si analogji zgjidhjeje edhe për Shqipërinë, ndonëse vendimet e Strasburgut u kanë dhënë përherë të drejtë pronarëve.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=277634
s.z
Comments
Hajdute te gjithe. I ngrine
<p>Hajdute te gjithe. I ngrine pronaret e shkrete. Se duhet te mbrojne pronat e pronareve te rinj, pronat e tyre. Ishalla sjua miraton Strasburgu... e tju paguajne pronareve edhe kamaten...</p><p>Se kane 25 vjet qe i vjedhin- mos flas per jeten miserable qe kane bere ne vitet e komunizmit....</p>
Add new comment