Arkiv-Lajme

Ish-ministri i Drejtësisë: “Në Greqi ndodhen 8 milionë euro të “Vefës”. Është e mundur të kthehen”

Postuar në 07 Maj, 2014 02:58

“Gazeta Shqiptare” boton sot një intervistë me ish-ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, në të cilin trajtohet çështja e transferimit të parave të firmave piramidale shqiptare nga Greqia drejt Shqipërisë. Halimi ka sqaruar bisedimet e zhvilluara me palën greke në vitin 2008 që sipas tij kishin një bazë juridike te Konventa “Për kapjen dhe depistimin e parave të pista”.

Mark Marku merr kot në emisionin e Fevziut: “Paskal Milo, s’merrem me kriminela si ty”. Milo largohet

Postuar në 06 Maj, 2014 15:52

Ende pa filluar mirë “Opinioni” i Blendi Fevziut, me temë 5 Majin dhe figurën e Enver Hoxhës, një incident i çuditshëm ndodhi mes Paskal Milos dhe Mark Markut. Milo mori fjalën i pari dhe foli për nevojën e rrënjosjes tek brezat e rinj, të respektit për Luftën Antifashiste dhe dëshmorëve. Nga ana e tij, ish deputeti demokrat Marku iu kundërvu menjëherë duke e quajtur njeri jonormal, që nxit nderimin për figurën e Hoxhës.

Endira Bushati “nuk e njeh” shpalljen vakant të postit të saj nga komisioni i Medias, thërret AMA-n e shkarkuar në mbledhje

Postuar në 06 Maj, 2014 15:22

Pasditen e të martës, vetëm pak orë pas vendimit të Komisionit të Medias, Endira Bushati ka njoftuar anëtarët e mbetur të AMA Zylyftar Bregu, Sami Neza dhe Suela Musta për një mbledhje të AMA-s paraditen e të mërkurës. I pyetur nga TCH, nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, deklaroi se pas relacionit të paraqitur dhe miratuar në Komision, nga prilli 2013 deri tani për shkak të mbarimit të mandatit të saj si anëtare dhe për rrjedhojë edhe paligjshmërisë si kryetare e AMA-s, 13 vendime të marra nga AMA nën drejtimin e zonjës Bushati janë të paligjshme.

Praktikë e re për të thithur investimet. “VizionPlus” raporton se qeveria do të dalë garante për pronën

Postuar në 06 Maj, 2014 14:13

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërmarrë një hap jo pak të rëndësishëm për të thither investimet e huaja. Siç njofton “VizionPlus”, zv.kryeministri Niko Peleshi ka dhënë sot garanci për çështjen e pronave për ata biznesmenë që kanë ndërmend të investojnë në fushën e turizmit. “Numri dy i qeverisë Niko Peleshi, duke ftuar bizneset italiane të investojnë në bregdetin shqiptar, i garantoi ata për çështjet e pronësisë, pasi ky është një nga problemet që ka frenuar investimet, jo vetëm në turizëm, por edhe në sektorë të tjerë”, njofton “VP”.

Punonjësit e ARMO-s, protestë në Fier e Ballsh për shkurtimet nga puna dhe vonesat e pagave

Postuar në 06 Maj, 2014 12:48

Një protestë e njëkohëshme u realizua sot nga punonjësit e larguar nga puna në rafineritë Fier dhe Ballsh, për plotësimin e kërkesave të tyre. Punonjësit e ARMO-s po zhvillojnë protesta që prej disa javësh për të kundërshtuar largimet nga puna dhe vonesën e pagave. Sipas punëtorëve pritet largimi nga puna i rreth 1000 punonjësve, ndërkohë që deri tani janë larguar 200 prej tyre. Protestuesit janë përballur me efektivat e policisë pasi bllokuan hyrjen e autoboteve brenda rafinerisë.

Prishtinë, nesër seancë e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit

Postuar në 06 Maj, 2014 11:58

Gazeta Zëri e Prishtinës njofton se 55 deputetë të Kosovës, i kanë dërguar një letër Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme me qëllim shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Zëri mëson se PDK dhe LDK janë marrë vesh sot dhe kanë siguruar nënshkrimet për shpërbërjen e parlamentit. Seanca e jashtëzakonshme nesër do të mbahet në orën 12:00. Ndërkohë mësohet se nga AAK i vetmi që ka nënshkruar është deputeti Ramiz Kelmendi.

 

a.k

Ish deputeti Fatos Hoxha: Lidershipi i Bashës, berishizëm i mbushur me “botoks”

Postuar në 06 Maj, 2014 10:26

Në një intervistë për revistën Klan, ish deputeti i PD-së Fatos Hoxha, një tjetër zë kritik ndaj zhvillimeve në parti pas 23 qershorit 2013, shigjeton kryetarin Lulzim Basha se e ka shndërruar PD-në në një parti “të kapur”.

Erdogan së shpejti në Tiranë, priten firmosje marrëveshjesh të rëndësishme ekonomike

Postuar në 06 Maj, 2014 09:26

Ambasada turke në Tiranë i ka konfirmuar TCH se kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë më 14 maj, një vizitë njëditore në Tiranë me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik. Dy kabinetet, ai i Kryeministrit Rama dhe homologut turk Erdogan janë duke i dhënë dorën e fundit detajeve të kësaj vizite, thotë TCH. Pjesë e axhendës së takimeve të Erdogan në Tiranë është edhe mbajtja e një fjale në Parlamentin shqiptar.

Egjipt, Al Sisi del në televizion si kandidat presidencial: Vëllazëria Muslimane është armike e vendit

Postuar në 06 Maj, 2014 08:44

Ish-shefi i ushtrisë në Egjipt, Abdel Fattah al-Sisi, tani kandidat për president, doli në intervistën e tij të parë për televizionin egjiptian. Dora e fortë që e riktheu vendin nën sundimin e ushtrisë pas “eksperimentit demokratik”, u zotua nëse fiton zgjedhjet, Vëllazëria Muslimane nuk do të ekzistojë. Al Sisi tha se ishin zbuluar dy komplote vrasjesh ndaj tij.

AMA, mazhoranca voton në Komisionin e Medias largimin e Endira Bushatit. Hapen 4 vendet vakante

Postuar në 06 Maj, 2014 07:55

Komisioni i Medias votoi më në fund sot për hapjen e 4 vendeve vakante në AMA-s, përfshirë edhe postin e kryetares Endira Bushati. Vendet vakante janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Deputetët e opozitës janë larguar nga mbledhja pasi nuk u miratua kërkesa e tyre që t’i kalohej këshillit të legjislacionit diskutimi për ligjshmërinë e mandatit të kryetares së AMA-s. Endira Bushati ndodhet në krye te AMA-s në shkelje të ligjit, duke qenë se prej një viti asaj i ka mbaruar mandati.

a.k

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme