Erdogan së shpejti në Tiranë, priten firmosje marrëveshjesh të rëndësishme ekonomike

Postuar në 06 Maj, 2014 09:26

Ambasada turke në Tiranë i ka konfirmuar TCH se kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë më 14 maj, një vizitë njëditore në Tiranë me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik. Dy kabinetet, ai i Kryeministrit Rama dhe homologut turk Erdogan janë duke i dhënë dorën e fundit detajeve të kësaj vizite, thotë TCH. Pjesë e axhendës së takimeve të Erdogan në Tiranë është edhe mbajtja e një fjale në Parlamentin shqiptar. Kryeministri turk pritet të mbërrijë në Tiranë i shoqëruar nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit. Pritet të diskutohet edhe mundësia e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.