Egjipt, Al Sisi del në televizion si kandidat presidencial: Vëllazëria Muslimane është armike e vendit

Postuar në 06 Maj, 2014 08:44

Ish-shefi i ushtrisë në Egjipt, Abdel Fattah al-Sisi, tani kandidat për president, doli në intervistën e tij të parë për televizionin egjiptian. Dora e fortë që e riktheu vendin nën sundimin e ushtrisë pas “eksperimentit demokratik”, u zotua nëse fiton zgjedhjet, Vëllazëria Muslimane nuk do të ekzistojë. Al Sisi tha se ishin zbuluar dy komplote vrasjesh ndaj tij. Kandidatura kryesore per fitoren e zgjedhjeve, Al Sisi ishte shef i ushtrisë  në kohën e rrëzimit të Mohamed Morsit, presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe mori në dorë situatën pas trazirave të përgjakshme që rrëzuan Morsin. Ai e shpalli organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane që solli në pushtet Morsin. Një vendim dënimi me vdekje rëndon mbi rreth 600 anëtarë të Vëllazërisë, përfshirë kreun Mohamed Badi.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.