Endira Bushati “nuk e njeh” shpalljen vakant të postit të saj nga komisioni i Medias, thërret AMA-n e shkarkuar në mbledhje

Postuar në 06 Maj, 2014 15:22

Pasditen e të martës, vetëm pak orë pas vendimit të Komisionit të Medias, Endira Bushati ka njoftuar anëtarët e mbetur të AMA Zylyftar Bregu, Sami Neza dhe Suela Musta për një mbledhje të AMA-s paraditen e të mërkurës. I pyetur nga TCH, nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, deklaroi se pas relacionit të paraqitur dhe miratuar në Komision, nga prilli 2013 deri tani për shkak të mbarimit të mandatit të saj si anëtare dhe për rrjedhojë edhe paligjshmërisë si kryetare e AMA-s, 13 vendime të marra nga AMA nën drejtimin e zonjës Bushati janë të paligjshme. “Aq më tepër që pas miratimit në Komisionin e Medias të vakancës për vendin e kryetarit, çdo mbledhje dhe çdo vendim tjetër i zonjës Bushati është jo vetëm i paligjshëm, por më shumë se kaq”, tha deputeti Peza.

a.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>&nbsp;Shteti te mos i paguaje rrogen dhe te mos e lejoje te perdore institucionet shteterore per mbledhje.Kjo Endyra le te beje sa mbledhje te doje ne shtepine e saj.</p>

Submitted by klevis (not verified) on

<p>Sipas jush atehere ajo duhet te largohet urgjentisht dhe te mos ngelet asnje drejtues ne nje institucion gjer atehere kur te zgjidhen drejtuesit e rinj? Perralla. Ajo duhet te vazhdoje detyren gjer atehere kur zevendesuesi te zgjidhet zevendesuesi/ja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.