Arkiv-Lajme

Enverizmi nga “poshtë” dhe antikomunizmi nga “lart”. A po e saboton Enveri edhe njëherë aspiratën tonë europiane?

Postuar në 07 Maj, 2014 09:43

Grushti që tundi Pandeli Majko më 5 maj në varrezat e dëshmorëve nuk ka kaluar pa u vënë re dhe pa reagime. Sot në “Panorama” Blendi Fevizu, shkrunate një opinion mbi “rikthimin e Enverit”,  imazhit dhe figurës së tij në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve. Fevziu i përmbahet idesë se çdo venerim,  apo edhe çdo indiferencë ndaj ringjalljes simbolike të Enver Hoxhës, tradhton kredon europeiste të politikanëve të majtë shqiptarë. “Me kë është Pandeli Majko dhe Nasip Naço? Me kë është drejtori i Arsimit në Përmet?

Zgjedhjet europiane në Itali, fushatë edhe në gjuhën “shqipe”

Postuar në 07 Maj, 2014 09:17

“Shqiptari i Italisë” shkruan sot për një aspekt të zgjedhjeve për Parlamentin Europian në Itali. Konkretisht bëhet fjalë për qytetin e vogël të Troia-s, në Foggia ku procesi zgjedhor që zhvillohet më 25 maj, ka sjellë si ri edhe apelin elektoral ndaj imigrantëve. Sipas “SHI”, ideja i ka lindur kandidatit Giuseppe Beccia që ka thirrur në një takim imigrantët të cilëve ka tentuart t’u bëjë një ftesë në gjuhën e tyre. Rumanisht, shqip dhe rusisht, janë tri gjuhët që janë “privilegjuar” për këto zgjedhje europiane.

Komisioni për lëvizjet në polici, demokratët njerrin në skenë pengmarrjen e Flamur Pislit dhe akuzojnë Artan Didin për “vrasje në operacion policor”

Postuar në 07 Maj, 2014 07:57

Komisioni Hetimor për lëvizjet në polici ka nxjerrë sot në skenë disa akuza që në pamje të parë implikojnë kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi. Anëtarët demokratë të komisionit kanë nxjerrë një videoprojektor për vrasjen e Falmur Pislit, që mori peng në Greqi një autobus me pasagjerë për t’u ekzekutuar mandej në territorin shqiptar. Kreu Arben Ristani ka hedhur dyshime se polici që ka qëlluar për vdekje mbi një nga pengjet, shteasin grek, Jorgos Kurluris, është pikërisht Artan Didi.

Qeveria hap tregun e punës për qytetarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës. Që këtej e tutje nuk do të kenë nevojë për leje pune

Postuar në 07 Maj, 2014 06:44

Qeveria ka vendosur sot në mbledhjen e radhës që të “hapë” tregun e punësimit në Shqipëri për qytetarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. Konkretisht, sipas këtij vendimi, çdo qytetar do të ketë të drejtë punësimi në  Shqipëri, pa patur nevojën e lejes së punësimit. Për këtë akt ka infromuar sot ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Ministri ka shtuar se aktualisht 80% e kërkesave nga Kosova dhe Lugina e Preshesvës për leje pune, vijnë nga biznesmenë, pra individë që kërkojnë të investojnë, hapin vende pune.

Gjergji Thimio “shpërthen”: Më arrestuan se Rama donte t’i jepte Onufrin tim dhuratë Blerit

Postuar në 07 Maj, 2014 06:41

Deklarata e mëposhtme është bërë në sallën e gjyqit sot, nga koleksionisti i veprave të artit Gjergji Thimio i arrestuar në kuadër të operacionit “Ikona” në tetor të vitit të kaluar:

Kosova zhvillon zgjedhjet e përgjithshme më 8 qershor

Postuar në 07 Maj, 2014 05:37

Drejtuesit kryesorë të politikës kosovare janë marrë vesh që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 8 qershor të këtij viti. Kryeministri Hashim Thaçi, zv.kryeministri Behgjet Pacolli dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar sot një takim ku kanë rënë dakord që të kalohet drejt procesit zgjedhor. Do të jetë seanca e sotme që do të vendosë për shpërndarjen e Parlamentit, akt për të cilin duhet një shumicë votash. Siç njofton “Koha Ditore”, bëhet e ditur se janë siguruar 80 vota, të mjaftueshme për të miratuar vendimin e treshesh kryesore të politikës kosovare.

s.z

Ministri i Drejtësisë propozon shkarkim nga detyra për dy gjyqtarë. Motiv, fshehja e pasurisë

Postuar në 07 Maj, 2014 05:22

Mosdeklarimi i pasurisë është bërë shkak që ministër i Drejtësisë, Nasip Naço të propozojë shkarkimin nga detyra të dy gjyqtarëve. Ken Dhima dhe Klorinda Çela, janë dy gjyqtarët, për të cilët Naço ka propozuar masën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ky është rasti i dytë, pas atij të gjyqtarit Gjin Gjoni që akuza për fshehje të pasurisë bëhet motiv për marrjen e masës brenda gjyqësorit.

s.z

Shqipëria nuk arrin të kualifikohet në finalen e “Eurovizion”

Postuar në 07 Maj, 2014 03:46

Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohet në natën finale të “Eurovizion”. Hersi Matmuja, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, ka performuar me këngën “Zemërimi i një nate”, por që nuk ka arritur të kalojë. Në finale u kualifikuan përfaqësues të 10 shteteve, konkretisht: Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, San Marino, Ukraina, Suedia, Holanda dhe Islanda.

s.z   

Të dhënat personale, “Shekulli” shkruan se urdhri i ministrit të Brendshëm i “hap dyert” 30 institucioneve

Postuar në 07 Maj, 2014 03:30

“Shekulli” i ka lënë sot një hapësirë  jo të vogël publikimit të një udhëzimi të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për marrjen nga ana e institucioneve të të dhënave personale të shtetasve. Sipas këtij udhëzimi janë rreth 30, institucionet që përfitojnë të drejtën e disponimit me të dhënat personale të shtetasve direkt nga Regjistri i Gjendjes Civile. “Shekulli” shkruan se kërkesa për disponimin e të dhënave duhet të jetë “e bazuar në ligj dhe e përligjur”, në mënyrë që ajo të zbatohet.

Pakicat bllokojnë ndryshimet kushtetuese për krijimin e FAK. “Koha Ditore” flet për një “Plan B”

Postuar në 07 Maj, 2014 03:05

Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës kanë dështuar në votimin e ndryshimeve kushtetues për tranformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës. Arsye për këtë është bërë vetoja e deputetëve të pakicës serbe, që kërkojë në këmbim të votës, garanci përfaqësimi prej 20 deputetësh për pakicat në total, gjë që nuk prasnohet më nga shumica. “Koha Ditore” shkruan se tashmë qeveria kosovare ka ndërmend të kalojë drejt një “Plani B”, mes të cilave është që statusin e ushtrisë t’i atribuohet FSK-së.  

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme