Të dhënat personale, “Shekulli” shkruan se urdhri i ministrit të Brendshëm i “hap dyert” 30 institucioneve

“Shekulli” i ka lënë sot një hapësirë jo të vogël publikimit të një udhëzimi të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për marrjen nga ana e institucioneve të të dhënave personale të shtetasve. Sipas këtij udhëzimi janë rreth 30, institucionet që përfitojnë të drejtën e disponimit me të dhënat personale të shtetasve direkt nga Regjistri i Gjendjes Civile. “Shekulli” shkruan se kërkesa për disponimin e të dhënave duhet të jetë “e bazuar në ligj dhe e përligjur”, në mënyrë që ajo të zbatohet. Është një procedurë, e cila lidhet me një pjesë delikate, siç janë të dhënat personale, ndonëse kur vjen puna te burimi i tyre, pra regjistri i Gjendjes Civile, ende nuk është e sigurtë nëse kopje elektronike të tij janë në përdorim informal ose jo. Kjo pasi një dyshim i parë për disponimin e plotë të tij nga partitë politike, është mëse i përligjur.
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=46571&kat=87
s.z
Add new comment