Kosova zhvillon zgjedhjet e përgjithshme më 8 qershor

Drejtuesit kryesorë të politikës kosovare janë marrë vesh që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 8 qershor të këtij viti. Kryeministri Hashim Thaçi, zv.kryeministri Behgjet Pacolli dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar sot një takim ku kanë rënë dakord që të kalohet drejt procesit zgjedhor. Do të jetë seanca e sotme që do të vendosë për shpërndarjen e Parlamentit, akt për të cilin duhet një shumicë votash. Siç njofton “Koha Ditore”, bëhet e ditur se janë siguruar 80 vota, të mjaftueshme për të miratuar vendimin e treshesh kryesore të politikës kosovare.
s.z
Add new comment