Ish-ministri i Drejtësisë: “Në Greqi ndodhen 8 milionë euro të “Vefës”. Është e mundur të kthehen”

Postuar në 07 Maj, 2014 02:58

“Gazeta Shqiptare” boton sot një intervistë me ish-ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, në të cilin trajtohet çështja e transferimit të parave të firmave piramidale shqiptare nga Greqia drejt Shqipërisë. Halimi ka sqaruar bisedimet e zhvilluara me palën greke në vitin 2008 që sipas tij kishin një bazë juridike te Konventa “Për kapjen dhe depistimin e parave të pista”.  Po kështu, nisur nga një proces gjyqësor i zhvilluar në Greqi ndaj një shtetasi grek që kishte tranferuar nga Shqipëria drejt Greqisë shuma të mëdha, me burim kompaninë “Vefa”, është kërkuar më tej që shteti grek, në driëtn e këtij fakti të zbatonte konventën.  Sipas Halimit është folur në parim për një marrëveshje për kthimin e parave, e cila ende nuk është bërë realitet. Mendohet se në Greqi janë tranferuar 8 milionë euro të kompanisë “Vefa”.  

s.z 

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>OK. Po pse nuk i kthyet deri me sot? Apo do ja kerkoni PS-se edhe keto. Gjoja se jane te njerezve. Ju di bytha juve. Por fajin e ka ai gjatoshi qe ju le shume te livadhisni.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.