Qeveria hap tregun e punës për qytetarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës. Që këtej e tutje nuk do të kenë nevojë për leje pune

Qeveria ka vendosur sot në mbledhjen e radhës që të “hapë” tregun e punësimit në Shqipëri për qytetarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. Konkretisht, sipas këtij vendimi, çdo qytetar do të ketë të drejtë punësimi në Shqipëri, pa patur nevojën e lejes së punësimit. Për këtë akt ka infromuar sot ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Ministri ka shtuar se aktualisht 80% e kërkesave nga Kosova dhe Lugina e Preshesvës për leje pune, vijnë nga biznesmenë, pra individë që kërkojnë të investojnë, hapin vende pune. Ndaj sipas Veliajt me këtë vendim qeveria ka çliruar këtë hallkë që ngadalëson procedurat.
s.z
Add new comment