Gjergji Thimio “shpërthen”: Më arrestuan se Rama donte t’i jepte Onufrin tim dhuratë Blerit

Postuar në 07 Maj, 2014 06:41

Deklarata e mëposhtme është bërë në sallën e gjyqit sot, nga koleksionisti i veprave të artit Gjergji Thimio i arrestuar në kuadër të operacionit “Ikona” në tetor të vitit të kaluar:

“Akuzat ndaj meje janë trillim. Refuzova të jepja një pikturë origjinale të Onufrit. Piktura që kushtonte 1 milionë euro ma kërkoi deputeti Koço Kokëdhima, Artan Lame dhe kryeministri Edi Rama. Pikturën donin t’ja jepnin dhuratë ish-kryeministrit të Britanisë Toni Blair. Pas refuzimit tim për t’u dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje. Kërkoj drejtësi. Nuk jam trafikant, 2300 objekte mungojnë nga muzeu personal. Arrestimi im ka bekimin edhe të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ishte një operacion famëkeq, tipik banditesk, fashist, i cili u ideua në zyrat më të errëta anti-shqiptare, në zyrat sllavo-greke-ortodokse. Operacioni u drejtua nga Rama e Kokëdhima, u zbatua nga ministri i Brendshëm Tahiri dhe pati bekimin e uzurpatorit të kishave, Janullatos. Vetë Rama kur ishte Ministër Kulture hapi ekspozitë me veprat e mia”.

a.k

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Dakord. Po ato ikonat ishin te tuat apo te shtetit?! A kishe leje ti per ti mbajtur ne shtepine tende?! Dhe me kryesorja: A jane te gjitha ikonat ne inventar, apo gjysmat kane humbur pa gjurme?!</p>

Submitted by Olti (not verified) on

<p>1 Ikonat kane humbur pas sekuestrimit<br />2 Intervistat ku kerkonte ndihmen e ministrise se kultures jane fshire nga cdo kanal<br />shiko kete videon qe eshte bere para se te vinte Kokedhima ne pushtet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.