Arkiv-Lajme

Selami: Në PD u ktheva për Berishën, raportet tona kanë qenë gjithnjë në nivel shumë të lartë (?)

Postuar në 03 Maj, 2014 15:24

Eduard Selami, ish-kryetari i Partisë Demokratike që për shumë vite nuk ka qenë i përfshirë në politikë. Largimi i Selamit në SHBA shpeshherë është konsideruar si e imponua nga Berisha dhe se pritej largimi i tij që Selami të kthehej për të kontribuar në politikë. Por jo, deputet i PD-së thotë se u rikthyer në PD për shkak të Berishës.

Vritet një tjetër shqiptar në Siri

Postuar në 03 Maj, 2014 15:03

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën nga lufta në Siri. Shqiptari nga Kosova me shtetësi të Luksemburgut është vrarë bashkë me një shtetas tjetër  me origjina nga Afrika me pasaportë nga vendi i vogël Evropian.

Kosovari kishte shkuar bashkë me afrikanin për të luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad në Siri. Kosovari  shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës, raporton faqja “Presheva Jonë”. Sipas MPJ-së dy të vrarët kanë qenë në kontakt me një të afërmi të al-Kaedës.

Hasan Prishtina nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”: “Përjetësisht, një nga simbolet më të ndritura të historisë politike të kombit shqiptar”

Postuar në 03 Maj, 2014 14:43

Presidenti, Bujar Nishani ka nderuar atdhetarin e shquar, Hasan Prishtina me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Kreu i Shtetit shqiptar i dorëzoi Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dekoratën e lartë me motivacionin: “Përjetësisht, një nga simbolet më të ndritura të historisë politike të kombit shqiptar: rilindas, patriot, politikan elitar me cilësi të larta organizuese dhe frymëzuese.

Krasniqi i shet shtëpinë 1 mln euro Pacollit

Postuar në 03 Maj, 2014 14:04

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kraniqi dhe zv.kryeminitri i Kosovës, Behgjet Pacoli kanë debatuar me njëri-tjetrin lidhur me pasurinë e tyre. Debati është fokusuar tek shtëpia e Krasniqit duke e akuzuar për pasurim me anë të politikës.

Krasniqi është kundërpërgjigjur duke thanë se është gati t’ia shesë shtëpinë zv.kryeminstrit për 1 milionë euro dhe 60% të kësaj shume është zotuar se do t’ia dhurojë familjeve të varfra.

Debati ka shkuar deri aty sa të dy kanë rënë dakord për një gjë të tillë dhe tashme po flasin dhe për detajet e kësaj marrëveshjeje.

 

Meksi: Ndarja e re territoriale të mos krijojë tensione, duhet realizuar me konsensusin më të madh të mundshëm

Postuar në 03 Maj, 2014 11:20

Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1992-1997, Aleksandër Meksi, gjykon se vendi ka nevojë për reformë territoriale administrative, megjithatë analiza e tij ndryshon nga projektet që kemi pare deri tani. Për ish-kryeministrin Meksi lëvizja demografike, nevoja për uljen e shpenzimeve të administratës vendore, dhe krijimi i kushteve për zhvillim ekonomik, bën të domosdoshëm rishikimin e hartës së Shqipërisë, 22 vjet pas ndarjes së fundit. Por sipas tij, shkurtimi i njësive vendore apo qarqeve, nuk duhet të jetë drastik, pasi duhen mbajtur parasysh disa fenomene të realitetit shqiptar.

Damian Gjiknuri për energjinë, nuk do shtrenjtohet

Postuar në 03 Maj, 2014 08:26

Qeveria shqiptare nuk do të rrisë çmimin e energjisë këtë vit. Garancia është dhëne nga Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, në emisionin “Debat +” te Eduard Zaloshnjes ne Vizion Plus. Sipas Gjiknurit njësimi i çmimit të energjisë që mendohej se do të behej në muajin qershor, do të shtyhet. Gjiknuri ka theksuar se çdo reformë që qeveria do të realizojë në sektorin e energjisë, nuk do të rëndojë buxhetin e familjeve në nevojë. Megjithatë Gjiknuri e ka bërë të qartë se do të ketë masa të forta për të gjithë ata që nuk paguajnë energjinë.

Sokol Bizhga, zv.drejtor i krimeve të rënda pi kafe në Lazarat: Nuk kishte plantacione me kanabis

Postuar në 03 Maj, 2014 08:25

Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë hyrë në fshatin Lazarat këtë fundjavë, por ndryshe grupi italian i xhirimit të RAI UNO që zhvilluan një reportazh me plantacionet e kanabisit, këta drejtues nuk kanë parë asnjë plantacion me kanabis. Sokol Bizhga zëvendësdrejtor i Policisë për Krimet e Rënda dhe Altin Qato, zëvendësdrejtor i Policisë për Sigurinë Publike kanë zhvilluar takim në kuadër të masave për parandalimin e kanabisit si dhe për përcaktimin e grupeve të përbashkëta të punës.  Në këtë takim ishte edhe drejtori i policisë Gjirokastër, Haki Çako.

Nëse Steve Jobs do të ishte gjallë, ai mund të ishte në burg

Postuar në 03 Maj, 2014 08:11

Nëse Steve Jobs do të ishte ende gjallë, a do të ishte në burg? Kjo është pyetja provokuese që po debatohet në SHBA pasi është zbuluar se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs ishte shtytësi kryesorë për marrjen e masave për parandalimin e joshjes së punonjësve nga kompanitë konkurrente. Një gjë e tillë konsiderohet shkelje dhe Jobs me këtë gjë do të rrezikonte burgun.

Duma: Kandidati i PD-së për bashkinë? Nuk është diskutuar ende për emra, por unë arrij të lexoj kush ka ambicie

Postuar në 03 Maj, 2014 07:51

Grida Duma pasi është vënë në qendër të sulmeve mediatike prej disa ditësh ka reaguar duke thënë se, çështja e “grabitjes së dy apartamenteve” është mbyllur ligjërisht në favor të saj.

“Çështja ishte një hiç, keqpërdorim i një njeriu të vjetër në moshë. Mendoj se çështjet personale nuk duhet të preken. Fakti është nxjerrë në një gazetë, unë nuk do i bëj jehonë. Nuk vërtetuan dot gjë, vetëm faktin se unë kam qenë korrekte. Të mos merremi me sqarimin e çështjeve personale, çështja u mbyll në favorin tim”, është shprehur Duma për “News24”.

SHKB arreston katër punonjës policie në Fier

Postuar në 03 Maj, 2014 06:31

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Renda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, arrestoi Dritan Zagani, me detyrë shefi i seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Arrestimi i tij u bë në kuadrin e goditjes të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Hetimet lidhur me këtë çështje vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme