Vritet një tjetër shqiptar në Siri

Postuar në 03 Maj, 2014 15:03

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën nga lufta në Siri. Shqiptari nga Kosova me shtetësi të Luksemburgut është vrarë bashkë me një shtetas tjetër  me origjina nga Afrika me pasaportë nga vendi i vogël Evropian.

Kosovari kishte shkuar bashkë me afrikanin për të luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad në Siri. Kosovari  shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës, raporton faqja “Presheva Jonë”. Sipas MPJ-së dy të vrarët kanë qenë në kontakt me një të afërmi të al-Kaedës.

Vetëm gjatë vitit 2014 është raportuar vdekja e të paktë 10 shtetasve shqiptarë në luftën civile në Siri.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.