Krasniqi i shet shtëpinë 1 mln euro Pacollit

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kraniqi dhe zv.kryeminitri i Kosovës, Behgjet Pacoli kanë debatuar me njëri-tjetrin lidhur me pasurinë e tyre. Debati është fokusuar tek shtëpia e Krasniqit duke e akuzuar për pasurim me anë të politikës.
Krasniqi është kundërpërgjigjur duke thanë se është gati t’ia shesë shtëpinë zv.kryeminstrit për 1 milionë euro dhe 60% të kësaj shume është zotuar se do t’ia dhurojë familjeve të varfra.
Debati ka shkuar deri aty sa të dy kanë rënë dakord për një gjë të tillë dhe tashme po flasin dhe për detajet e kësaj marrëveshjeje.
Krasniqi:
Shumë, shumë vodkë paska pi baci i Kryeministrit?!
Kryeministër, mos i jep shumë dozë të Votkës bacit tënd, Zëvendëskryeministrit të parë e ish-Presidentit të bërë me votat e çlirimtarëve?!!! A mos ishte ajo vodka që Millosheviçi i Moskës t'i përcolli përmes Daçiçit për Bacin?
Ju keni qenë në shtëpinë time Kryeministër, baci nuk ka qenë, por nëse besoni se vlen disa milion, unë po te them se e ke rastin të fitosh shumë para. Eja merre 1 milion shtëpinë time e shitja bacës për disa milion. Kurse unë prej a ti 1 milioni nja 600.000 do t’ua jap pa asnjë hezitim të pastrehëve të Kosovës.
Sipas asaj që e keni vlerësuar Ju, përveç që fitoni ju të pangishmit e qeverisë, rasti është të fitojnë edhe do fakira dhe unë aspak.
Nëse nuk doni me fitu shumë para se nuk besoni, atëherë me qëllim e keni mashtruar opinionin publik.
Ndalni mashtrimet Ju të pangishmit e qeverisë se gazi i botës u bëtë o të mjerë!
Nëse faji është i Nismës që do t'u len me gishta n'gojë.
Për të tjerat çështje, ju treguat shpirtin tuaj të lig, tamam ashtu si jeni, psikopatë, mashtrues e gënjeshtarë ordiner. Pasuria aske nuk e bënë njeri, as Ju.
Mjerë vendi që i keni hipur në qafë!
Pacolli:
Hajde hajde Jakup Krasniqi, se këtu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moçme, ndoshta nuk të vjen mërzi... A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Unë flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.
Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tepër.
Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde.
Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veç kur i mbledh plaçkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për çerdhe fëmijësh.
Por, ti mbajë fjalën dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së miri.
Krasniqi:
Baci i Kryeministrit, edhe pse çmimi prej një milion ka qenë i caktuar për shefin e qeverisë, se ti je më i pasur se ai, së paku me letra. Pasi jam i fjalës. Unë po ta shes edhe ty me të njajtin çmim.
E konfirmoj edhe një herë se me 600.000 eurot do t'i ndihmojë 20 familje skamnore nga 30.000 euro. 10 ditë pasi ti qitni paratë në llogarinë time ta lëshoi shtëpinë, por edhe si të merremi vesh, s'ka asnjë problem nga ana ime.
Për ndershmërinë e djersën nuk dua të flas se kush donë e dinë.
S.S
Add new comment