Nëse Steve Jobs do të ishte gjallë, ai mund të ishte në burg

Postuar në 03 Maj, 2014 08:11

Nëse Steve Jobs do të ishte ende gjallë, a do të ishte në burg? Kjo është pyetja provokuese që po debatohet në SHBA pasi është zbuluar se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs ishte shtytësi kryesorë për marrjen e masave për parandalimin e joshjes së punonjësve nga kompanitë konkurrente. Një gjë e tillë konsiderohet shkelje dhe Jobs me këtë gjë do të rrezikonte burgun.

Në një shkrim për këtë çështje gazeta amerikane Neë York Times ka marrë reagimin e disa specialistëve. Jobs “ishte shkelës shëtitës i antitrust-it”, thotë Herbert Hovenkamp, profesor në Universitetin e Iowa në Kolegjin e Drejtësisë dhe ekspert i ligjit të antitrust-it. “Jam thjeshtë i habitur nga riskut që ai duket se ka ndërmarrë me dëshirë”.

“Jobs mendonte gjithmonë se rregullat që aplikoheshin te njerëzit e zakonshëm nuk duhej të aplikoheshin edhe te ai”, thotë Walter Isaacson, autor i librit best-seller, biografisë “Steve Jobs”. Ky ishte gjenialiteti i Steve por dhe shansi i tij. Ai besonte se mund të thyente ligjet e fizikës dhe të shtrembëronte realitetin. Kjo i lejoi të bënte disa gjëra mahnitëse, por kjo e shtyu që të dilte përtej legjitimitetit”.

http://www.nytimes.com/2014/05/03/business/steve-jobs-a-geni...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.