SHKB arreston katër punonjës policie në Fier

Postuar në 03 Maj, 2014 06:31

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Renda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, arrestoi Dritan Zagani, me detyrë shefi i seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Arrestimi i tij u bë në kuadrin e goditjes të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Hetimet lidhur me këtë çështje vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjithashtu po në Fier, janë arrestuar dhe tre punonjës të tjerë policie për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv”. Bledar Naçi, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Benard Fejza, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve  dhe Gramoz Fasko, me detyrë N/Specialist për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve. Të tre këta punonjës të policisë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë marrë shtetasit M.F., një shumë lekësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.