Duma: Kandidati i PD-së për bashkinë? Nuk është diskutuar ende për emra, por unë arrij të lexoj kush ka ambicie

Postuar në 03 Maj, 2014 07:51

Grida Duma pasi është vënë në qendër të sulmeve mediatike prej disa ditësh ka reaguar duke thënë se, çështja e “grabitjes së dy apartamenteve” është mbyllur ligjërisht në favor të saj.

“Çështja ishte një hiç, keqpërdorim i një njeriu të vjetër në moshë. Mendoj se çështjet personale nuk duhet të preken. Fakti është nxjerrë në një gazetë, unë nuk do i bëj jehonë. Nuk vërtetuan dot gjë, vetëm faktin se unë kam qenë korrekte. Të mos merremi me sqarimin e çështjeve personale, çështja u mbyll në favorin tim”, është shprehur Duma për “News24”.

Më tej Koordinatorja e Marrëdhënieve me Publikun në PD thotë se, këto sulme vijnë për shkak të hyrjes së saj në partinë kryesore opozitare. “E kuptuan të gjithë pse unë, sepse unë tani jam brenda PD. E kanë frikë, e kanë për këdo që do guxojë sidomos kur është grua, e kanë sepse nuk duan që PD të forcohet”.

Duma nuk lë pa sulmuar dhe pronarin e gaztës “Tema” Mero Baze, duke thënë se, po bën një gazetari të keqe siç bënte dikur kundër Edi Ramës.
E pyetur nëse do të ishte ajo kandidatja e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Duma jep një përgjigje evazive. “Unë jam në pjesën e njerëzve që ende pyet se kush do jetë kandidati i PD-së për Tiranën. Nuk është diskutuar ende për emra, por unë arrij të lexoj kush ka ambicie”.

Por, Duma nuk ka bërë të ditur se cilët janë këta persona që sipas saj kanë ambicie për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

S.S

Comments

Submitted by TIRKA (not verified) on

<p>LEXO GRIDA, LEXO! LEXO SE TE BEN MIRE... ME QE RA FJALA (JO... TI DOLE &quot;e paster&quot;...) SI KA MUNDESI AKSIONERE NE NDERTIM PALLATESH NE MOSHEN 24 VJECARE? INISIATIVA E LIRE, LIBERALET E DJATHTE, DO TE THOSHTE CILI... PO TI GRIDA, C&#39;THUA???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.