Sokol Balla: Rama, ashtu si në veshje dhe në politikë është bërë i mërzitshëm

Kush vishet mirë në Shqipëri? Sipas shijeve të gazetarit të njohur, Sokol Ballës ish-kryeministri Sali Berisha tashmë ka nisur të vishet mirë. Ndërsa, Edi Rama ka transformim rrënjësor në garderobën e tij. Por ky transformim rrënjësor e ka bërë më të mërzitshëm. “Ka qenë më interesant i veshur keq” tha ai mbrëmë në emisionin “Jamais Vu”, të Mustafa Nanos në RTV Ora News.
“Të njëjtin kostum që ia ka veshur vetes fizikisht ia ka veshur dhe sjelljes së tij politike, por kjo e ka bërë pak më të mërzitshëm seç ka qenë. Ka qenë më interesant i veshur, më keq por ishte më interesant. Unë mendoj se Edi Rama iu nënshtrua një transformimi rrënjësor mbas moshës 35-vjeçare për t’ju përshtatur projektit të tij politik për t’u bërë kryetar i PS-së dhe kryeministër. Veshja e kostumit të teritaltë të Partisë së Majtë më të madhe në Shqipëri i erdhi me një faturë. Mendoj që faturën e pagoi gjatë viteve 2005-20011 por i dha frytet më pas. Sot është kreu i PS- së i pa rrezikuar nga askush brenda PS dhe sot është kryeministër”, thotë Balla. /OraNews/
Comments
Ky ka filluar mban distance
<p>Ky ka filluar mban distance nga Rama tani......medek qe "Nak jam nje Fevziu i dyte"...<br type="_moz" />a</p>
Add new comment