Berluskoni nis punën në komunitet, ëndrra e italianëve është ta shohin në burg

Postuar në 09 Maj, 2014 04:54

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni ka nisur sot punën 1-vjeçare shërbim në komunitet. Ai do të shërbejë në një qendër kujdesi në Milano.

Berluskoni u dënua me katër vjet burg për evazion fiskal vitin e kaluar, dënim që u zëvendësua me katër orë punë në javë me pacientë me probleme mendore.

Zyrtarët e qendrës së kujdesit thonë se 77-vjeçari do të trajtohet si asistentët e tjerë.

Në momentin e mbërritjes, Berluskoni u prit nga sindikalistët që thërrisnin: “Në burg!”

“Ne punëtorët e italianë kemi një ëndërr në zemrat tona: Berkuskoni në San Vittore!”, tha njëri prej tyre duke iu referuan burgut në Milano.

Berluskoni ka përfituar pasi sistemi italian i drejtësisë tregohet i butë me personat mbi 70 vjeç. Ish-kryeministri zgjodhi shërbim në komunitet përballë alternativës tjetër për arrest shtëpie.

S.S

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>o muçi mos ja fut kot. pse duan ta shohin ne burg ?</p><p>ti degjon nja 4 debila ne televizion e beson</p><p>berlusconin e votojne 10 milion italiane e ti na informon per 4 debila</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.