Pëllumbi: Debati për Enverin me qëllim për "të mbytur" problemet

Për ish-kryetarin e Parlamentit, Servet Pëllumbi rikthimi i debatit për figurën e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste gjatë festimeve të 5 Majit, e ka cilësuar të stisur dhe të papërgjegjshëm. Në një intervistë për “Panoramën”, Pëllumbi thekson se, kjo bëhet nga partitë politike thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet,
“Zhurma e tanishme më duket e stisur dhe e papërgjegjshme. Qëllimi i saj duket se është mbytja e çështjeve të mprehta të politikës së sotme në ‘detin e trazuar’ të historisë. Kjo fatkeqësisht s’është hera e parë që ndodh. Drejtuesit aktualë të PS-së s’ka pse hutohen. Më e rëndë bëhet kjo kur bashkë me emrin e Enver Hoxhës synohet të fshihen: 1 . Epopeja e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; 2. mundi dhe djersa e një populli të tërë në vite. Me zhurmën e tanishme, kur duhet nisur nga puna për festimin e 70-vjetorit të çlirimit, politika po e thellon ndarjen nga populli, i cili di të mbajë ‘shënimet e duhura’”, shprehet Pëllumbi.
http://www.panorama.com.al/2014/05/09/pellumbi-zhurme-e-stis...
S.S
Add new comment