Peter Lucas për “Illyria”: Rishfaqjet e Enver Hoxhës tregojnë dështimin e politikës në Shqipëri

Postuar në 11 Maj, 2014 03:36

Shkrimtari i njohur Peter Lucas, i cili ka botuar tre libra për Shqipërinë, në një intervistë për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”  shprehet se rishfaqja e portretit dhe figurës së Enver Hoxhës herë pas here tregon dështimin e politikës aktuale në Shqipëri, sesa me nostalgjinë për të shkuarën komuniste. “Gjëra të tilla ndodhin. Edhe në Amerikë ka njerëz që festojnë Konfederatën, por rasti i rishfaqes së Enverit nuk ka të bëjë me ndikimin e së shkuarës, me memorien e Hoxhës, por me dështimin e politikës. Kur dështon politika aktuale ndodhin gjëra të çuditshme. Kur qeveritë dështojnë, njerëzit trishtohen dhe kjo i hap rrugë ekstremizmit për disa njerez” thotë Lucas në intervistën e dhënë për gazetarin Aristir Lumezi.

E përsa i përket fundit të regjimit komunist dhe nisjes së lëvizjes dëmokratike, Lucas thotë se Shqipëria përbën një rast unik dhe se nuk ka lidhje me “Katovicën” përsa i përket mënyrës së kalimit të pushtetit.  Duke folur për realitetin e ri në Ballkan, ku dy shtete të pavarura shqiptare, Kosova dhe Shqipëria po afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën, Lucas shprehet se me ngjarjet në Ukrainë është momenti më i keq për të menduar bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

Intervista e plotëhttp://illyriapress.com/peter-lucas-rishfaqjet-e-enver-hoxhes-tregojne-deshtimin-e-politikes-ne-shqiperi/

Peter Lucas është një gazetar i njohur amerikan me origjinë shqiptare. Ai ka punuar për media si "Boston Globe", "Boston Herald" apo "Lowell Sun". Në 1986 ishte i pari gazetar amerikan që u lejua të vinte në Shqipërinë komuniste, ku shkroi disa artikuj për Shqipërinë në "Boston Herald", që tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare. Lucas është autor i pesë librave.

n.k

Comments

Submitted by GJINOJA (not verified) on

<p>Peter Lucas,</p><p>E ke krejt gabim. Rishfaqjet e Enver Hoxhes nuk tregojne deshtimin e politikes ne Shqiperi, por triumfin e saj. Te dyja partite kryesore, ndonese me metoda te ndryshme, kane synuar dhe synojne pikerisht rivendosjen e Enver Hoxhes dhe privilegjimin e komunisteve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.