Media italiane publikon foton dhe shkruan: “Telashe shqiptare për pilotin e rremë që u ul në Divjakë”

Postuar në 11 Maj, 2014 04:58

Media italiane i ka kushtuar vëmendje ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Divjakë ku u kap një avion i vogël në breg të detit, ndërsa pak më larg u ndalua një automjet me sasi të konsiderueshme marijuane. Drejtuesi i avionit, Giorgio Riformato (në foto) është një personazh i njohur në Itali, sidomos pas një investigimi të bërë nga emisioni “Le Iene” në vitin 2009, ku rezultonte se ai jepte leksione fluturimi për aspirantët për t’u bërë pilotë, pa pasur titujt përkatës.

Media e ka cilësuar atë si “mashtrues” ndërsa ka evidentuar faktin se studentët e tij paguanin 1200 euro për kurset që ia jepte. Një gazetë e Vareses-Itali shkruan se Riformato ka qenë “me fat” që ka mundur të ulë avionin e tij por ka qenë “i pafat” për vendin ku ulja është kryer. Ndërsa ka publikuar foton e personit që dyshohet se do të transportonte drogë me avion, gazeta citon ministrin e Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri i cili pohon deklarimin e bërë nga Riformato se “ulja ka qenë e detyruar” për shkak të avarisë së avionit.

Për më shumë http://www.laprovinciadivarese.it/stories/Cronaca/guai-albanesi-per-il-finto-pilota-atterra-su-450-chili-di-marijuana_1058038_11/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.