“Koha Jonë” mbush 23 vjet! Nikollë Lesi: Gazeta nuk do të ikë më prej meje dhe unë nuk iki më prej saj

Postuar në 11 Maj, 2014 03:18

Sot mbushen 23 vjet qëkur doli numri i parë i gazetës “Koha Jonë” si e pavarur dhe e lirë. Themeluesi dhe botuesi i gazetës Nikollë Lesi shkruan sot se pavarësisht peripecive, gazetës “nuk ia mbyllën dot gojën për të qenë e lirë”. Ndërsa njofton se po përgatit një libër të posaçëm për historinë e gazetës, Nikollë Lesi thotë se libri flet për historinë e papërsëritshme të kësaj gazete, e cila ndonëse pati shkëlqim të madh e njëherë njëfarë rënie të vogël, por përsëri po ringrihet në një epokë dixhitale e konkurente.

“Gazeta një gjë nuk ka humbur dhe nuk do ta humbë asnjëherë; pavarësinë e saj, paçka se në disa vite të fundit nuk ishte më ajo “Koha Jonë” që njihnin e donin lexuesit. Por po ua kthej nga pak e përditë një gazetë që ju doni; të lirë e që nuk varet nga asnjë parti, nga asnjë qeveri, nga asnjë biznes dhe që thotë atë që mendon ajo e lexuesi” shkruan Lesi duke e mbyllur shkrimin e tij me një “besëlidhje” ku premton se gazeta nuk do të ikë më prej tij dhe se ai nuk do t’i ikë më gazetës.

Për më shumë: http://www.kohajone.com/te-ndryshme/item/9369-sot-%E2%80%9Ckoha-jone-mbush-23-vjet.html

n.k

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

PO OR PO . TE BESOJME LESIN SE ESHTE SHUME I BESUSHEM

Submitted by Gazeta simbol i... (not verified) on

"Koha Jone",

dmth "Koha e Tyre", eshte simbol i tranzicionit shqiptar.

Kur te shkruhet ftohte historia e ketij Tranzicioni, ta merr mendja qe do duhen kqyrur faqet

e kesaj gazete, emrat qe u shfaqen provizorisht apo lulezuan ne te...

Nikoll Lesi do mbrohet dhe do sulmohet prej gazetes se tij...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.