Ekzekutohet në rrugë politikania spanjolle, besohet në motive jashtë politikës (perditësim)

Një politikane e rëndësishme spanjolle është qëlluar për vdekje në një rrugë të qytetit verior, Leon. Isabel Carrasco, politikania rajonale nga Partia Popullore e Spanjës që qeveris në vend, drejtuese e qeverisjes rajonale, është qëlluar pesë herë nga një femër e re, raporton BBC. Ministria e Brendshme njoftoi se nuk duket që rasti të ketë motive politike. Më vonë u arrestua një nënë dhe e bija, kjo e fundit e pushuar nga puna në qeverisjen rajonale. Carrasco është qëlluar teksa po shkonte në një takim të partisë që ishte planifikuar të mbahej rreth orës 18:00. Kryeministri Mariano Rajoy ka anuluar të gjitha aktivitetet politike për sot, për shkak të këtij rasti.
a.k
Add new comment