Arkiv-Lajme

Opozita sqaron qëllimin e aksionit të vet, Basha: “Nuk kërkojmë zgjedhje, por vetëm largimin e Edi Ramës”

Postuar në 14 Maj, 2014 12:45

Kreu i Partisë Demokratike  Lulzim Basha ka sqaruar sot pozicionin e opozitës lidhur me kërkesën e saj të një dite më parë për dorëheqjen e kryeministrit. Deklarata vjen një ditë përpara protestës së paralajmëruar të PD-së, që merr shkas nga çështja e trafikut të drogës dhe rrëzimit të avionit në Divjakë. “Nuk kërkojmë zgjedhje, por kërkojmë largimin e atij që ka përgjegjësinë, Edi Ramës.

Një dilemë nga LIIB: A kishte ndërmend Hitleri të arrestonte Papën dhe të pushtonte Vatikanin?

Postuar në 14 Maj, 2014 12:20

“Avvenire” bën me dije për botimin e një libri të Mario Da Bello, “Komploti i Hitlerit” , tema qendrore e të cilit është ajo e një plani të supozuar të Hitlerit për të pushtuar Vatkanin, për të izoluar Papa Piu XII dhe deportimin e tij ndoshta drejt Silezisë, ose Lihtenshtenjit. Siç shkruan “Avvenire”, ngjarjet sjellin në skenë personazhin e mirënjohur Karl Wolff, i njëjti që përflitet për negociata të fshehta me Perëndimin për llogari të Hainrih Himlerit, që citon Hitlerin: “Në Romë është Vatikani dhe Papa. Nuk duhet të bien në duart e aleatëve apo nën ndikimin e tyre.

Boshnjakët e Sanxhakut vendosin të heqin prapashtesat “iç” dhe “viç” nga mbiemrat e tyre

Postuar në 14 Maj, 2014 11:22

Boshnjakët e Sanxhakut, krahinë me popullsi myslimane në Serbi, kanë ndërmend të ndryshojë mbiermat e tyre. Kështu shprehet Esad Xhuxheviç, kreu i Këshillit Kombëtar Boshnjak, i cili ka shtuar se kjo nismë është me rëndësi kombëtare. Konkretisht, prapashtesat “iç” dhe “viç” do të hiqen nga mbiemrat boshnjakë, pasi ato janë shtuar me dhunë pas vitit 1912, kur Serbia e mori nën administrimin e vet këtë rajon.  

Rinasi rrëzon Berishën: Piloti italian u kontrollua në Rinas

Postuar në 14 Maj, 2014 11:17

Berisha shkruajti para dy ditësh në FaceBook: "Të dashur miq, burime serioze plotësisht të besueshme njoftojnë se piloti Reformato (rilindasi i Ramës), ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit. Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish-avokat i PS ne KQZ dhe bashkëshorti i znj.

Betejë elektorale pa kompromis në Kosovë. “Express”: Nënkryetarja më e re e PDK-së së Hashim Thaçit, partnere në biznes me Miroslav Mishkoviç

Postuar në 14 Maj, 2014 11:06

Sot paradite u bë e njohur një lëvizje e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, i cili katapultoi si nënkryetare të partisë së tij, Margarita Kadriun, biznesmene. Nuk kanë kaluar veçse pak orë dhe kjo lëvizje ka prodhuar kundërlëvizjen. Gazeta “Express” publikon e-maile të shkëmbyera mes Kadriut, të atit të saj, Ruzhdiut dhe kompanisë serbe që posedohet nga Miroslav Mishikoviç. Në e-maile flitet për partneritet strategjik. Por ku qëndron e keqja këtu?

Statusi kushtëzon edhe investimet. Dusan Rjeliç: “Rruga Durrës-Kukës nën ndikimin turko-amerikan. BE-ja do të ndihmojë të shmangen gabime të tilla”

Postuar në 14 Maj, 2014 09:47

Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por qoftë edhe marrja e statusit të vendit kandidat, do të sjellë me vete monitorim dhe kushtëzim edhe për politikën e investimeve. Është kjo ajo që thotë kreu i  Institutit gjerman për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare, Dushan Reljiç në një prononcim për Top-Channel.

Ministri i Jashtëm premton se brenda 1 janarit 2015 merr fund problemi i toponimeve në pasaporta

Postuar në 14 Maj, 2014 08:51

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka njoftuar sot se problemi i toponimeve në pasaporta nuk do të ekziztojë më. Kjo sipas, falë një marrëveshjeje që zv.kryeministri Niko Peleshi ka nënshkruar me ministrin e Jashtëm grek, Evangellos Venizellos, e cila rregullon këtë çështje jo të vogël. Për të përmbyllur procesin është lënë afat 1 janari i vitit 2015, datë në të cilën edhe ata shtetas, pasaporta e të cilëve ka problemin e toponimeve në gjuhën shqipe do të lëvizin lirisht.

Të blesh esenë ose disertacionin online. Në Greqi policia arreston një 47 vjeçar që kishte 250 klientë që paguanin 2000-10 000 euro

Postuar në 14 Maj, 2014 08:28

Gazeta “To Vima” njofton se policia greke ka arrestuar një 47 vjeçar, i cili shiste përmes rrugës elektronike ese universitare. Madje sipas policisë ai punonte edhe disertacione me çmime që varionin nga 2000 euro në 10000 euro. Dhe esetë përfshinin fusha si Menaxhimi i Burimeve Njerëzore , IT apo edhe Studime për Turizmin. Ky person e realizonte biznesin e tij me anë të një publikimi në "Facebook" dhe sipas të dhënave paraprake kishte 250 klientë, numër  që mendohet se shkon në 2500. Duket se 47 vjeçari kishte angazhuar  njerëz të fushës në këtë drejtim, me të cilët ndante edhe paratë.

Raporti, Greqia dhe Turqia vendet ballkanike me përhapjen më të madhe të antisemitizmit. Shqiptarët nuk përfshihen në raport

Postuar në 14 Maj, 2014 07:30

Një raport i hartuar nga “Anti-Defamation League” ka nxjerrë në sipërfaqe një shifër të përafërt për ndjenjat antisemite sot në botë. Sipas të dhënave të raportit janë vëzhguar 4,161,578,905 njerëz në të gjithë botën, prej të cilëve 1,090,000,000 ushqejnë ndjenja të tilla. Për Ballkanin në vend të parë qëndron Greqia dhe Turqia me nga 69%, pason Bullgaria me 44%, më tej Serbia me 42% dhe vendet e tjera me nga rreth 30%. Studimi e shmang dhënien e një përqindjeje për shqiptarët, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Nuk ka shifra edhe për Maqedoninë.

Tahiri: Kemi hartuar një strategji kundër narkotikëve

Postuar në 14 Maj, 2014 06:41

Ministri Tahiri deklaroi sot para drejtuesve te policise: “Kemi hartuar një strategji kundër narkotikëve. Faza e parë është kjo që po shihni, e kapjes se droges. Ka disa javë që ka filluar faza e dytë ku ka filluar veprimi bashkërendor i policisë me vendorët, shoqërinë civile për parandalimin e kultivimit të lëndës narkotike. Faza e dytë është më e vështirë. Ne po rilindim policinë e shtetit jo si strehë krimi por si shërbim sigurie. Politika do patjetër të ngjallë panikun e pasigurisë në luftën ndaj krimit, qytetarët shikojnë dhe dëgjojnë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme