Rama-Tahiri takim me drejtues të Policisë. Problemet reflektojnë sofistikimin e krimit dhe trashëgiminë e Policisë së Shtetit

Postuar në 14 Maj, 2014 06:40

Kryemnistri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri. Takimi ka qenë i përqendruar te puna e Policisë dhe efektiviteti i saj, në dritën e zhvillimeve të fundit. Kryeministri ka ripërsëritur qëndrimin e tij të njohur për reformimin e policisë, problemet e së cilës, sipas tij, reflektojnë sa mundësitë e pakta, aq edhe një trashëgimi problematike. “Dua të ju shpreh po ashtu faliminderit në këto orë të vështira për të gjithë ata që në radhët e Policisë së Shtetit besojnë tek uniforma, tek shtysa që qysh në rini i ka çuar te uniforma, që besojnë të misioni i tyre. Nuk ka qenë as 10 as 5 vjet më parë, por shumë kur drejtuesit e Policisë së Shtetit, rrinin gati-tu para të kërkuarve ndërkombëtarisht që bënin nami në lokale, tërhiqnin zvarrë njerëz dhe u bënin ligjin drejtuesve të policisë”, tha Rama. Takimi përcjell edhe një mesazh politik për kërkesën e opozitës dhe është një “Jo” ndaj thirrjes së saj për dorëheqje. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm, Artan Didi ka dhënë detaje për itinerarin e avionit të Divjakës, që sipas tij është nisur paraprakisht nga Korfuzi.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.