Të blesh esenë ose disertacionin online. Në Greqi policia arreston një 47 vjeçar që kishte 250 klientë që paguanin 2000-10 000 euro

Gazeta “To Vima” njofton se policia greke ka arrestuar një 47 vjeçar, i cili shiste përmes rrugës elektronike ese universitare. Madje sipas policisë ai punonte edhe disertacione me çmime që varionin nga 2000 euro në 10000 euro. Dhe esetë përfshinin fusha si Menaxhimi i Burimeve Njerëzore , IT apo edhe Studime për Turizmin. Ky person e realizonte biznesin e tij me anë të një publikimi në "Facebook" dhe sipas të dhënave paraprake kishte 250 klientë, numër që mendohet se shkon në 2500. Duket se 47 vjeçari kishte angazhuar njerëz të fushës në këtë drejtim, me të cilët ndante edhe paratë. Një skemë interesante, inovatore në këto kohë krize. Natyrisht mendja të shkon tek universitetet tona, esetë dhe disertacionet që kanë prodhuar doktorë si në linja zinxhir.
http://www.tovima.gr/en/article/?aid=595721
s.z
Add new comment