Ministri i Jashtëm premton se brenda 1 janarit 2015 merr fund problemi i toponimeve në pasaporta

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka njoftuar sot se problemi i toponimeve në pasaporta nuk do të ekziztojë më. Kjo sipas, falë një marrëveshjeje që zv.kryeministri Niko Peleshi ka nënshkruar me ministrin e Jashtëm grek, Evangellos Venizellos, e cila rregullon këtë çështje jo të vogël. Për të përmbyllur procesin është lënë afat 1 janari i vitit 2015, datë në të cilën edhe ata shtetas, pasaporta e të cilëve ka problemin e toponimeve në gjuhën shqipe do të lëvizin lirisht. Lidhur me zgjidhjen definitive të problemit, duket se palët kanë rënë dakord që toponimet të shënohen në referencë toponimet që Greqia ka depozituar në OKB. Në thelb, kjo marrëveshje plotëson kërkesën e kahershme greke, që e shihte problemin pikërisht te tjetërsimi i toponimeve në raport me formën e tyre të miratuar nga pala greke.
s.z
Add new comment