Betejë elektorale pa kompromis në Kosovë. “Express”: Nënkryetarja më e re e PDK-së së Hashim Thaçit, partnere në biznes me Miroslav Mishkoviç

Sot paradite u bë e njohur një lëvizje e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, i cili katapultoi si nënkryetare të partisë së tij, Margarita Kadriun, biznesmene. Nuk kanë kaluar veçse pak orë dhe kjo lëvizje ka prodhuar kundërlëvizjen. Gazeta “Express” publikon e-maile të shkëmbyera mes Kadriut, të atit të saj, Ruzhdiut dhe kompanisë serbe që posedohet nga Miroslav Mishikoviç. Në e-maile flitet për partneritet strategjik. Por ku qëndron e keqja këtu? “Express” vë në dukje se Mishkoviç është ish-ministër i Sllobodan Millosheviçit, ka qenë në listën e zezë të SHBA-ve dhe është nën hetim për korrupsion në Serbi. Pra si të thuash një njeri që duhet t’i rrish larg. A mund të ketë ndikim ky material në zgjedhjet kosovare? Me siguri që po. Mjafton të lexohet ajo që shkruan “Express” se ndërsa Mishkoviç vjen nga radhët e Sllobodanit, PDK-ja buron nga UÇK-ja. Një luftë elektorale pra me të gjitha bateritë.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/ekskluzive-nenkryetarja-me-e-re-e-pdk...
s.z
Add new comment