Statusi kushtëzon edhe investimet. Dusan Rjeliç: “Rruga Durrës-Kukës nën ndikimin turko-amerikan. BE-ja do të ndihmojë të shmangen gabime të tilla”

Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por qoftë edhe marrja e statusit të vendit kandidat, do të sjellë me vete monitorim dhe kushtëzim edhe për politikën e investimeve. Është kjo ajo që thotë kreu i Institutit gjerman për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare, Dushan Reljiç në një prononcim për Top-Channel. Kjo qasje lidhet me disa akte konkrete, siç ishte rruga Durrës-Kukës, që për Reljiç “të gjitha ndërhyrjet e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian në përpjekje për t'u treguar qeverive të Tiranës e Prishtinës për të qenë më të kujdesshëm me kontratat për këtë autostradë u gjuajtën tutje, në njëfarë mënyre për shkak të presionit të fortë dhe interesave të Shteteve të Bashkuara”. Çka do të thotë se hyrja në BE, në parim do të sjellë aktorë të tjerë edhe në përcaktimin gjeopolitik të vendit. “Investimet shtetërore në të ardhmen do të jenë nën mbikëqyrjen e kujdesshme të Bashkimit Europian dhe kjo mund ta ndihmojë Shqipërinë të mënjanojë të tilla gjëra të vajtueshme", ka shtuar Reljiç, që ka punuar më herët gazetar në Beograd.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=277967
s.z
Add new comment