Një dilemë nga LIIB: A kishte ndërmend Hitleri të arrestonte Papën dhe të pushtonte Vatikanin?

Postuar në 14 Maj, 2014 12:20

“Avvenire” bën me dije për botimin e një libri të Mario Da Bello, “Komploti i Hitlerit” , tema qendrore e të cilit është ajo e një plani të supozuar të Hitlerit për të pushtuar Vatkanin, për të izoluar Papa Piu XII dhe deportimin e tij ndoshta drejt Silezisë, ose Lihtenshtenjit. Siç shkruan “Avvenire”, ngjarjet sjellin në skenë personazhin e mirënjohur Karl Wolff, i njëjti që përflitet për negociata të fshehta me Perëndimin për llogari të Hainrih Himlerit, që citon Hitlerin: “Në Romë është Vatikani dhe Papa. Nuk duhet të bien në duart e aleatëve apo nën ndikimin e tyre. Do të ishte një dëm shumë i madh për Gjermaninë”. Që këtej ideja e rrëmbimit. Da Bello rrëfen se Papa Piu XII e priste dhe si kundërmasë kishte abdikimin, kështu që kur gjermanët të vinin “të gjenin aty kardinalin Paçeli dhe jo Papën”. Gjithçka zhvillohet pas kapitullimit të Italisë. Tema ka shumë pikëpyetje dhe është debatuar edhe më parë, sidomos nisur nga deklaratat e vitit 1974 të Wolffit para gjykatës peshkopale në Munih të Bavarisë, gjatë procesit të lumturimit të Piu XII. "Avvenire" i ka rezervuar vend artikullit për librin në datën 9 maj. 

http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/hitler-ordino-arrestate-pio-XII.aspx

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.