Rrëfimi i S.Bajramit në prokurori: Kriza në ndërtim më çoi te droga. Piloti italian ka edhe klientë të tjerë

Postuar në 12 Maj, 2014 16:03

Rrëfimi i Sajmir Bajramit, i cili u kap me 460 kg hashash, ka zbardhur në prokurori “planin” që kishte me pilotin italian, Giorgio Riformato për trafikimin e lëndës narkotike drejt shtetit fqinj. Sipas Shekullit,

Bajrami ka deklaruar se “plani A” i tyre ishte të bënin një ulje në aerodromin e Gjadrit, por ky plan u anulua pas informacioneve për bllokimin e pistës me barriera betoni. 

Ai ka deklaruar se, njihej prej kohësh me pilotin italian dhe se ishte takuar me të edhe në Itali. Bajrami thotë se, ka dyshime që piloti italian mund të merrte lëndë narkotike dhe nga persona të tjerë. “U takuam më 8 maj në Rinas dhe më 9 maj ishim në Divjakë për të vazhduar terrin”, thotë Bajrami. Sipas tij, ishte kriza në sektorin e ndërtimit ku ai punonte në Itali, që e detyroi t’i hynte “valles” së trafikimit të hashashit.

 

Lexoni më gjatë: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=46909&kat=87

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.