Manjani: Janar - shtator 2013, 96 leje për fluturime private - disa pa raportuar destinacionin

Postuar në 11 Maj, 2014 16:36

Zv/Ministri  i Transportit Ylli Manjani, në një deklaratë për mediat ka garantuar se hapësira ajrore është aktualisht e sigurtë dhe e monitoruar në mënyrë absolute. Sipas Manjanit, ngjarja e djeshme konfirmon me 120% se hapësira ajrore e Shqipërisë tani është e monitoruar.

“Standardet e monitorimit janë absolute, nuk bëhet fjalë për deviacione. Po të ishte kaq e pasigurt, nuk do ishte zbuluar asgjë” - ka theksuar Zv/Ministri Manjani.

Në deklaratën e tij, ai nuk ka anashkaluar edhe çështjen e lejeve që jepen nga aviacioni civil, për të cilat u shpreh se do të ketë hetime.

“Vetëm në periudhën janar - shtator 2013 janë dhënë rreth 96 leje për fluturime private, disa prej tyre edhe pa raportuar destinacionin. Shumë mirë që ndodhi kjo ngjarje, pasi duhen hetuar dhe do i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje” - ka përfunduar deklaratën e tij zv/ministri i Transportit.

Re.Pu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.