Avioni nga Zvicra drejt Prishtinës, kërcënuesi neutralizohet nga mjeshtri i arteve marciale

Postuar në 12 Maj, 2014 02:42

Ndodh që në avion të jetë një profesionist në arte marciale, që një rrezik i madh të neutralizohet, si më filma. Mediat e Prishtinës bëjnë me dije se pasagjerët e një avioni që po udhëtonin nga Zvicra për në kryeqytetin kosovar Prishtinë, janë terrorizuar nga një 35-vjeçar, i cili kërcënoi se do të hidhte në erë avionin. Personi mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe kërcënonte se do të shpërthente avionin. Sipas dëshmitarëve, duke thirrur “Allahu Ekber”, 35-vjeçari u ka thënë pasagjerëve se do të shkonin me të në xhenet. “Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai. Por ishte njëri prej pasagjerëve, Nehat Llovca, profesionist në arte marciale, që ka neutralizuar 35-vjeçarin, dhe gjithçka vijoi pa probleme.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.