Kur vrapon Presidentja!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2014”. "Me pjesëmarrjen time në këtë gjysmëmaratonë dëshiroj t’ju jap përkrahje të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit, që të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes te të gjithë qytetarët tanë dhe një mbështetje të fuqishme për të gjitha nënat dhe vajzat tona që janë të prekura nga kjo sëmundje, e cila nuk njeh moshë dhe kurrfarë kufiri”, tha Presidentja Jahjaga. “Express” shkruan se në gjysmëmaratonë morën pjesë mbi 1400 garues.
n.k
Add new comment