Arvizu: Protestat e PD-së, për t’i gjetur punë Altin Goxhajt. Basha më tha, "s'kemi punë me ushtrinë"

Postuar në 13 Maj, 2014 15:45

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ishte i ftuar në emisionin “Watching” në Agon Channel. Sigurisht, tematikat u vërtitën rreth aktualitetit politik në vend, dhe Arvizu pati një përgjigje edhe për deklaratën e Sali Berishës se atij do i digjen të dyja duart nëse ai vë dorën në zjarr për këtë qeveri. “Është e padrejtë që Berisha mendon kështu. Kur kam mbërritur këtu në fund të vitit 2010, Berisha ishte kryeministri. Kemi punuar bashkë, edhe pse kemi pasur dallime. Puna ime është të punoj me qeverinë e radhës, paguhem për t’u kujdesur për interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë nuk paguhem për të mbrojtur qeverinë, por për të punuar me qeverinë. Kjo ka qenë e padrejtë”, tha Arvizu. Ai tha se i shikon me interes protestat e opozitës, por mendon se opozita e ka pompuar më shumë se ç’duhet këtë protestë: “Kur dëgjova për protestë, mendova se Altin Goxhaj ka mbetur pa punë”. Arvizu theksoi se ata sapo kanë humbur një të tretën e deputetëve, sapo kanë humbur Olldashin që mund të kishte një rol në të ardhmen e tyre dhe janë duke u organizuar. “Është herët për të folur për një betejë finale me qeverinë,” tha Arvizu. Sipas ambasadorit, aftësia e PD për të thithur mbështetës të rinj është e kufizuar. Duke folur për akuzat e opozitës për ushtrinë, ai tha se Basha i ka pranuar se nuk kanë gjë me ushtrinë shqiptare.

a.k

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Arvizu ka absolutisht te drejte ndaj Berishes,

(por ironia e nisur drejt tij sikur dhemb disi edhe pertej Berishes se perkedhelur prej dekretimeve)

Edhe qe Arvizu punon per interesin e Amerikes ne Tirane, e thote ndershem, shkoqur.

Por nuk ben keq te kujtohet se ne kete vend, Amerika eshte mikeshe e madhe,

e pakembyeshme me askend tjeter,

sepse e duan shqiptaret, jo per shkak te ambasadoreve...

Ambasadoret mire bejne qe punojne me kryeministrat ne Tirane,

por sa mire do ishte te pranonin se ende do duhet kohe

qe shqiptaret t'i zgjedhin vete kryeministrat...

dhe aq me pak t'i ndryshojne ata!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.